Moto GP / “Honda”: Motori i posaçëm për Markezin na kushtoi 2020-ën

Share Button

AlbanianSport.com 19/02/2021 19:25

ASNN – Filozofia e “Honda”-s për të prodhuar një motor vetëm për Mark Markezin rezultoi një dështim. Në 2020-ën, piloti spanjoll nuk mundi të konkurrojë për shkak dëmtimi, e “Honda” nuk arriti të marrë asnjë fitore. A është “Honda” një motor i projektuar për Mark Márkezin? Përtej hamendësimeve dhe refuzimeve të deritanishme, përgjigja është po.

Përtej asaj që shihet në asfalt, nga rrëfimi i Drejtorit Teknik të “Honda Racing Corporation” (HRC), Takeo Jokojamës, duket qartë se filozofia që përdori “Honda”, kur kampioni i saj, nuk mori pjesë në botërorin  e 2020, për shkak dëmtimi, u ka sjellë shumë dhimbje koke drejtuesve të “Honda”-s. Dyshja që formuan Márkez dhe “Honda” ishte pothuajse aq perfekt, saqë gjithmonë jepte ndjesinë se asgjë nuk mund të shkonte keq.

Dhe që këtu, japonezët u bënë ai lloj gjeniu që plotëson të gjitha dëshirat dhe i përqendroi të gjitha përpjekjet, në sigurimin e pilotit të tyre me një motor të personalizuar. “Historikisht, kur kemi një kampion shumë të fortë, filozofia jonë është që ta bëjmë motorin gjithnjë e më të përshtatshëm për atë kampion”, – pranon Jokojama. Por duket se këtë filozofi ata e paguan shumë shtrenjtë gjatë 2020-ës.

Botërori i kaluar u shndërrua në sezonin më të keq të “Honda”-s, me mungesën e Mark Márkezit dhe me problemet financiare të shkaktuara nga epidemia e “Covid-19”-ës, që ka shpërthyer në shkallë globale. “Pas dëmtimit të Markezit, në atë periudhë, tepër të kushtëzuar nga virusi korona, e kishim shumë të vështirë të gjenim pilotët e duhur, për t’iu përshtatur motorit të spanjollit”, – ka pohuar zyrtar i skuadrës japoneze.

“Në një kohë që risitë ishin të ndaluara nga kompania organizatore “Dorna Sport”, për çdo skuadër të Moto GP-së. E megjithatë, ne u munduam të kërkonim alternativa në pjesën elektronike, shkarkimet, ngurtësinë e shasisë ose amortizuesin e pasmë, por dështuam 90% në të gjitha provat që kryem”, – pranon Jokojama, i cili e mbyll me fjalët: “Por nga dështimet kemi mësuar”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh