Kombëtarja / Reja: Bulku, gati për stolin kuqezi, kemi 45 të rinj premtues

Share Button

AlbanianSport.com 18/02/2021 19:25

ASNN – Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, ka mbërritur në Tiranë dhe ka nisur menjëherë nga puna. Një intervistë për televizionin “Top Channel”, veterani italian ka folur në lidhje me trajnerët e rinj të ekipeve zinxhir të Kombëtareve. “Ervin Bulku pas disa vitesh përvojë me trajnerin e Kombëtares A fillon këtë aventurë me ekipin kombëtar të Nën-17-vjeçarëve, – ka thënë 75-vjeçari. – Por ai është i aftë, ka mentalitetin e duhur për të qenë trajner, është shumë i vëmendshëm.”

“Ka pasur një përvojë të mirë, fillimisht me De Biazin, pastaj me Panuçin dhe tani në krahun tim, – ka vijuar ai. – Dhe besoj se është gati. Duke qenë se ka dëshirë të bëhet trajner është mirë që ta nisë këtë mision. Por do të jetë gjithmonë më mua, sepse ai organizon të gjitha datat. Do të flas me të dhe stafin e tij dhe do të shohim të gjitha grumbullimet që ka bërë, çfarë lojtarësh ka parë. Është pak herët, sepse janë djem të moshës 16-17 vjeç, janë ende larg ekipit të parë.”

“Por nëse fillon që tani, nga ky nivel, për të pasur një projekt më afatgjatë, – ka theksuar Reja. – Bulku është mjaft i mirë sipas meje. Ku i dihet, mbase mund të bëhet edhe trajner i ardhshëm i Shqipërisë. Unë ia uroj, sepse është një djalë që punon me seriozitet dhe me pasion dhe mbi të gjitha i ka kapacitetet dhe ka një impakt të mirë te lojtarët.” Po sa u përket emrave që mund të vijnë nga Kombëtarja e Nën-21-vjeçarëve, a ka trajneri i Kombëtares një ide të qartë?

“Emrat po i monitorojmë, sepse ka lojtarë që luajnë jashtë Shqipërisë, por luajnë edhe këtu në Shqipëri, – është përgjigjur Reja. – Po bëhen përzgjedhje, do të krijojmë edhe një databazë në mënyrë që ta dimë se ku jemi me lojtarët. Në fakt, janë 45 lojtarë që po vëzhgojmë dhe emra nuk mund të them, sepse nuk i mbaj mend të gjithë. Por po i shikojmë, sepse janë ata që për 2024-ën duhet të jenë gati për Evropianin e ardhshëm.”

“Po i monitorojmë, po i ndjekim nga afër bashkë me Bushin dhe me video-analistin e ndeshjeve. Janë 3-4 lojtarë që duhet të jenë gati për Europianin. Unë uroj që për 2024-n të gjej disa lojtarë më shumë nga Nën-21-vjeçarët”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh