KOKSH / Formaliteti i radhës, takimi i përbashkët Shqipëri-Kosovë

Share Button

KOKSH-KOK-Kosove-2014-grup-foto

Gjergj Vyshka 07.12.2014 09:20

Për të tretin radhazi, tashmë në Tiranë, është zhvilluar takimi i përbashkët mes federatave sportive Shqipëri-Kosovë, që në fakt është bërë me ndërmjetësinë e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Duket si një formalitet, megjithëse është bërë rezymeja e të gjitha aktiviteteve të përbashkëta mes federatave, që në fakt nuk mungojnë prej më shumë se gati 15 vjetësh. Përkrah presidentit Bezhani ka qenë ai i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Ndërsa zëvendësministri i Arsimit dhe i Sporteve, Rauf Dimraj, është takuar me drejtorin e Sportit në Ministrinë përkatëse në Kosovë, Ibër Alaj. Bezhani dhe Hasani kanë përshëndetur, ndërsa ky i fundit ka bërë përshkrimin e rrugëtimit të Kosovës si anëtare e IOC-së, duke shpresuar që të anëtarësohet plotësisht në Monako, në asamblenë e më 8 dhe 9 dhjetorit. Sakaq për Dimrajn është shumë i rëndësishëm ky promovim, i cili i jep rëndësi sportit.

“Nuk kanë mungesa të rezultateve, ndërsa është shumë e rëndësishme mbështetja e Turqisë për ju, – ka deklaruar funksionari i MAS-it. – Një bazë reale për ecurinë e sportit do të jetë krijimi i ekipeve zinxhir mbi baza të forta, si dhe ndërtimi i kuadrit të trajnerëve për rritjen e cilësisë së sportit”. Në emër të Federatës Shqiptare të Mundjes ka përshëndetur presidenti Martin Biba, ndërsa dy federatat e Taekuondosë kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit.

Ajo është firmosur nga zëvendëspresidenti Leo Kapri dhe Vilton Selmani për Kosovën. Komiteti Olimpik i Kosovës ka dhënë një mirënjohje për Viron Bezhanin për luftën për anëtarësimin e Kosovës në IOC-së, kurse gazetari i mirënjohur sportiv, Gani Kosumi ka dhuruar një libër për sportin e Kosovës për Viron Bezhanin. I gjithë ky takim është zhvilluar në mjediset e resortit “Te Stela” në kilometrin e 7-të të autostradës Tiranë-Durrës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

AlbanianSport.com 14/03/2024 17:15 ASNN – Me Trofeun “Dita e Verës”, veprimtari në të cilën morën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh