AlbanianSport.com 18/02/2021 17:55
ASNN – Mbyll bashkëpunimin me Afrim Bilalin dhe pret të premten ardhjen e Methju Xhonsit. Vllaznia po përgatitet për sezonin e ri të basketbollit të meshkujve dhe këto përgatitje kanë nisur nga emri i ri i stolit. Kështu, pas mbylljes së bashkëpunimit me trajnerin e Kombëtares, Afrim Bilali, kuqeblutë e koshit kanë vendosur t’i besojnë një amerikani.
Klubi i Basketbollit “Vllaznia” ka njoftuar, nëpërmjet një postimi në profilin e vet në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se, edhe pse në kushte tejet të vështira, të ndikuara nga epidemia globale e shkaktuar nga virusi “Covid-19”, “me objektivin për të qenë konkurrente, ka konfirmuar pjesëmarrjen në Superligën Shqiptare të Basketbollit 2020-2021.
Ajo pritet të fillojë më datë 27 shkurt 2021 dhe të përfundojë brenda datës 30 qershor 2021. “Pas shqyrtimit të disa alternativave për stolin kuqeblu, është vendosur që ekipi të drejtohet nga amerikani Methju Xhons, i cili vjen nga përvoja të mëparshme ne drejtimin e Makabi Ashdodit, fituese e kampionatit izraelit 2019-2020”, – sqaron njoftimi i klubit shkodran.
“Ndërsa gjatë viteve 2018-2020 ka punuar në zbulimin dhe vlerësimin e talenteve në NBA, kurse në periudhën 2016-2017 ka marrë pjesë ne turneun “adidas” duke drejtuar një ekip të përfaqësuar me lojtarë amerikanë, ndërsa përvojat e tij vijojnë edhe me drejtimin e ekipeve amerikane ne veprimtaritë e Divizionit 1 dhe 2 të Kampionatit Amerikan të Kolegjeve (NCAA)”, – shton njoftimi
Methju Xhons pritet të mbërrijë me datën 19 shkurt 2021 pasdite në Shkodër për t’u vënë menjëherë në drejtimin e ekipit në përmbushje të objektivit për fitimin e titullit “kampion”.