AlbanianSport.com 17/02/2021 23:55
ASNN – Portugezët shtangin në shtëpi Juventusin 2-1, gjermanët marrin mposhtin Seviljen 3-2 në Spanjë. Juventusi është shtangur në Portugali të mërkurën në mbrëmje, duke u mundur 1-2 përballë Portos, në takimin ku minuta e parë e çdo pjese loje ka rezultuar fatale për italianët. Ndërkaq, Borusia e Dortmundit ka fituar 3-2 në Spanjë përballë Seviljes.
Pasi ka luajtur ndeshjet e para të dy prej çifte të para, veprimtaria më prestigjioze e klubeve të Evropës, Liga e Kampioneve, ka vijuar të mërkurën me ndeshjet e para të çifteve të tjera të turit të 16-shes, që, ndryshe nga sezonin e shkuar, do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje. Të dyja ndeshjet janë luajtur në Gadishullin Iberik dhe, në Spanjë, Sevilja ka shënuar e parë me anë të Susos, por e ndihmuar edhe një devijim.
Megjithatë, e gjithë pjesa e parë do të vijojë të flasë për gjermanët, që fillimisht barazojnë shifrat me anë të Dahoudit, që realizon në minutën e 19-të, për t’ia lënë më pas radhën norvegjezit Ha’aland, i cili përmbys shifrat në favor të miqve në minutën e 27-të dhe e thellon në 3-1 epërsinë e Borusias në fundin e pjesës së parë. Me këtë epërsi dygolëshe të Dortmundit do të mbyllen 45 minutat e para.
Ndërsa në ato të dytat, Sevilja do të shkurtojë largësinë e golave në fund, me anë të Luuk de Jongut, por Borusia e Dortmundit fiton me shifrat 3-2, duke marrë me vete një rezultat të mirë për ndeshjen e kthimit. Ndërkaq, më në perëndim, në Oporto, minuta e parë e çdo pjese loje ka rezultuar fatale për Juventusin, që ka pësuar dy gola.
Mehdi e ka kaluar Porton në fillinin e ndeshjes, pas një shpërqendrimi të mbrojtjes së kampionëve të Italisë, ndërsa brenda 20 sekondave të para të pjesës së dytë, Juventusi goditet sërish, falë golit të Maregas. Megjithatë, goli i Federiko Keizës, 8 minuta para fundit, i jep Juventusit shpresë për ndeshjen e kthimit në shtëpi.