AlbanianSport.com 17/02/2021 22:25
ASNN – Ka patur të papritura në Turneun e Hapur të Australisë në Tenis “Australian Open 2021”, në konkurrimin e femrave. Tenistja australiane, numri 1 në botë, Eshli Barti, është eliminuar në çerekfinale nga tenistja çeke, Karolina Muçova, numri 27 në renditjen botërore të femrave. Edhe pse kryesoi, Barti është mundur 2-1 me sete (1-6, 6-3, 6-2).
Në gjysmëfinale, Muçova do të përballet me amerikanen Xhenifer Bredi, që ka eliminuar bashkëkombasen e saj, Xhesika Pegula, pas fitores 2-1 me sete (4-6, 6-2, 6-1). Shumë pak e prisnin një gjysmëfinale të tillë, në konkurrimin për femra në “Australian Open”. Muçova dhe Bredi do të luajnë për një vend në finalen e turneut të parë madhor, që njihet si “Grend Slem” të 2021-shit.
Në gjysmëfinalen tjetër do të përballen dy pretendentet kryesore për fitimin e trofeut, Naomi Osaka dhe Serena Uilliams. Amerikania ka mundur në çerekfinale Simona Halepin 2-0 me sete (6-3, 6-3). Ndërsa Osaka, nga ana e saj, ka mundur po në dy sete Hsieh Su-uei me sete, 6-2 e 6-2.