AlbanianSport.com 17/02/2021 19:25
ASNN – Një finale për “infarkt” është quajtur ajo midis Rafael Nadalit dhe Stefanos Cicipasit. Një ndeshje maratonë, tenisti spanjoll është mundur 3-2 nga kundërshtari grek. Edhe pse ishte epërsi pas dy seteve të para, Nadali nuk ka mundur të fitojë ndeshjen dhe të vazhdojë më tej konkurrimin në Turneun e Hapur të Australisë në Tenis “Australian Open 2021”.
Cicipasi kalon kështu në gjysmëfinale ku do të përballet me Medvedevin. Me shumë interes është pritur derbi rus i çerekfinaleve të “Australian Open”. Por Daniil Medvedev nuk ka dashur që të lejojë bashkëkombasin e tij Rublev të kundërveprojë, duke vendosur “veton”, në fitoren e ndeshjen e duke kaluar për herë të parë në gjysmëfinalen e turneut australin.
Tenisti moskovit, ka fituar 3-0, me sete, 7-5, 6-3 e 6-0, në një ndeshje që ka zgjatur dy orë. Ndeshja ka qenë e mundimshme për të dy tenistët që kanë luajtur në temperaturën mbi 29 gradë në Melbërn. Pas kësaj fitoreje, tenisti rus bëhet numri 3 në renditjen botërore, duke lënë pas Dominik Timin. Por këtu kanë ndikuar edhe 11 fitore radhazi kundër lojtarëve që renditen në 10 më të mirët në botë.
Në gjysmëfinalen tjetër, Noval Gjjokoviçi do të përballet me Aslan Karatsevin. Tenisti serb, numri 1 në botë, ka fituar me vështirësi ndaj Aleksander Zverev. I janë dashur 3 orë e 34 minuta lojë për të siguruar fitoren 3-1, ndaj një kundërshtari tepër të fortë. Kjo është ndeshja e katërt që zgjat më shumë se 3 orë për Gjokoviçin gjatë turneut australian.
Ndërkohë që vazhdon përralla për tenistin rus, 27-vjeçarin në “Australian Open”. Për të kaluar në gjysmëfinale, moskoviti ka mundur 3-1 Grigor Dimitrov. Por në gjysmëfinale, për të do të jetë as më shumë e as më pak, por numri 1 në botë, Novak Gjokoviç.