Mbyllet pa gola vëllazërorja e veteranëve të futbollit, Kosovë-Shqipëri

Share Button

AlbanianSport.com 16/02/2021 23:55

ASNN – Është luajtur të martën në fushën e stadiumit të “KF 2 Korriku” në Prishtinë, vëllazërorja midis Kosovës dhe Shqipërisë (0-0). Kjo sfidë u mbajt në kuadër të shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Shqipëria merrte pjesë në këtë përballje veteranësh me një kontinengjent ish-futbollistë të Kombëtares kuqezi

Ata ishin Blendi Nallbani, Artur Lekbello, Elvin Beqiri, Nevil Dede, Ervin Fakaj, Ansi Agolli, Armend Dallku, Debatik Curri, Klodjan Duro, Altin Lala, Alban Bushi, Erjon Bogdani, Agustin Kola, Bedri Omuri, Ardjan Aliaj, Afrim Tole, Altin Haxhi, Geri Çipi, Hysen Zmijani, Redi Jupi apo Skënder Gega.

I pranishëm për të ndjekur nga afër këtë event ishte dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z.Agim Ademi. “Është kënaqësi e madhe t’i shohësh yjet e futbollit shqiptarë sërish në fushën e gjelbër, – ka thënë ai. – Ne si Federatë e organizuam këtë ndeshje në kuadër të shënimit të aktiviteteve shtetërore për Ditën e Pavarësisë.”

“Besoj se në të ardhmen ndeshjet e tilla do të kemi mundësi t’i organizojmë me praninë e tifozëve, ngase këto yje të futbollit na kanë dhënë emocione të mëdha ndër vite dhe kanë bërë që shpesh t’i harrojmë edhe vështirësitë nëpër të cilat kemi kaluar si komb”, – përfundoi kreu i qeverisë së futbollit kosovar.

Ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë, Altin Lala në fjalën e tij theksoi: “Kjo ishte një ndeshje vëllazërore dhe besoj se do të bëhet çdo vit. Shpresojme që në të ardhmen ndeshjet te tilla të zhvillohen me shikues dhe të shndërrohen në spektakle futbolli. Kosova ishte në gjendje më të mirë fizike, sepse lojtarët duket se aktivizohen më shpesh, por rëndësi ka fakti që gjithçka kaloi mirë dhe pa dëmtime.”

“Unë vij shpesh në Kosovë dhe kam parë ndryshime shumë pozitive, – vijoi ai. – Madje, do të thosha se edhe Shqipëria duhet të marrë shembull nga Kosova pavarësish se është shtet i ri. I uroj gjithë të mirat Kosovës dhe sa më parë të bëhet edhe liberalizimi i vizave sepse kjo do të ishte gjë shumë e mirë për qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm si popujt e tjerë të Evropës.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh