AlbanianSport.com 14/02/2021 21:55
ASNN – Moti i keq ka goditur që në nisje edhe sezonin e ri të volejbollit. Në një njoftim të shpërndarë për anëtaret e saj, Federata Shqiptare e volejbollit bën të ditur se, për shkak të kushteve të rënduara meteorologjike në disa akse problematike të cilat lidhin Korçën me qytetet e tjera, Rrëshenin me qytetet e tjera dhe Shkodrën me qytetet e tjera, një numër ndeshjesh, të planifikuara për ditën e diel, datë 14 shkurt 2021, nuk do të zhvillohen.
Kështu, nuk do të zhvillohet ndeshja e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj (A1), Teuta-Skënderbeu, dy ndeshjet e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Nën-20-vjeçaret (Femra), Skënderbeu-Pogradeci dhe Flamurtari 1-Mirdita dhe dy ndeshjet e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Nën-19-vjeçarët (Meshkuj), Tirana-Skënderbeu dhe Erzeni-Vllaznia.
Ndeshjet do të luhen në një datë të dytë, që do të përcaktohet nga FSHV.