Vllaznia, rikthim mes drithërimash tek fitorja, mund Apoloninë 1-0

Share Button

AlbanianSport.com 14/02/2021 17:45

ASNN – Shkodranët vuajnë, por e mundin Apoloninë me një gol të vetëm të Shehit. Një 3-pikësh midis drithërimash, por një triumf që, edhe pse minimal është shumë i vyer për Vllazninë, e cila ka rigjetur të shtunën fitoren pas 3 ndeshjesh, duke mundur Apoloninë 1-0 dhe duke ruajtur epërsinë prej 3 pikësh në krye të renditjes së Kategorisë Superiore, pasi të gjitha skuadrat ndjekëse nuk gabuan.

Takimi i vlefshëm për javën e 19-të, që është gjithashtu edhe java e parë e nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe që u luajt në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ka parë një lojë të ftohtë të të dyja skuadrave në 20 minutat e para, me Apolioninë që ruan disiplinën taktike dhe mbrohet mirë, ndërsa edhe Vllaznia nuk ka qartësinë për të ndërtuar raste të mira për shënim.

Pas minutës së 20-të zgjohen sidoqoftë shkodranët, por Isaevski tregohet më bujar se ç’duhet, ndërsa edhe goditja e lirë 5 minuta më pas, nuk shfrytëzohet siç duhet. Fierakët rrezikojnë pas një gjysmë ore lojë, madje dy herë, por pa rezultat, ndërsa 6 minutat e fundit të pjesës së parë sjellin dy raste të mira, por të pashfrytëzuara nga shkodranët. Kështu, me rrjeta të paprekura do të mbyllen 45 minutat e para.

Ndërsa ato të dytat, që do të shohin Vllazninë ta nisë më mirë, do të jenë të luftuara nga fillimi në fund. Kuqeblutë do ta kontretizojnë më në fund epërsinë e tyre në minutën e 57-të, kur Shehi do të kërcejë më lart se të tjerët dhe do të kthejë në rrjetë një harkim nga e djathta pas një aksioni të gjatë të vendasve. Vllaznia është euforike dhe rrezikon të gjejë shpejt në gol të dytë.

Por Apolonia nuk jepet dhe gradualisht e vë në vështirësi portierin Zogoviç, në dy raste në minutën e 73-të. 20 minutat e mbetura do të shohin njëp lojë të hapur nga të dyja skuadrat, me shkodranët që kërkojnë golin e sigurisë, por edhe me fierakët që kërkojnë me ngulm atë të barazimit. Pavarsisht gjithçkaje, edhe përtej një rasti flagrant të miqve në sekondat e fundit, mbyllet me fitoren minimale të Vllaznisë kjo përballje dhe Apolonia pëson humbjen e 3-të në këtë sezon përballë kuqebluve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh