Rikthehet pas 11 muajsh, kampionati dhuron të papritura

Share Button

AlbanianSport.com 14/02/2021 16:55

ASNN – Ka zgjatur shumë, thuajse një vit, por, më në fund ka nisur, duke dhuruar edhe të papritura. Kështu, pas një ndërprerjeje 11-mujore për shkak të epidemisë së Covid-19, sporti i volejbollit është rikthyer të shtunën në parket, teksa janë luajtur takimet e javës së parë të sezonit sportiv 2020-2021 të Kampionatit Kombëtar për Femra.

Siç dihet, 12 skuadrat pjesëmarrëse të këtij sezoni janë ndarë në dy grupe dhe, në Grupin A, ka spikatur fitorja në fushë të huaj e skuadrës së Flamurtarit, që mposhti 3-0 Mirditën, me shumë vajza të reja në përbërje. Pa probleme fiton edhe Vllaznia e drejtuar nga trajnerja Nora Deda, që mposhti 3-0 Apoloninë në Shkodër.

Në Grupin B kanë korrur fitore edhe dy ekipet pretendente për një vend në “play-off”, Partizani dhe Tirana që mundën përkatësisht Lushnjën dhe Korabin në ndeshjet e luajtura në kryeqytet. E paproitur ishte edhe fitorja jashtë fushe e Skënderbeut, që triumfoi po 3-0 në Durrës ndaj Teutës.

Siç duhet, ndeshjet janë luajtur pa tifozë, duke zbatuar masat anti-Covid të miratuara nga Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV).

 

Kampionatit Kombëtar

i Volejbollit – Femra

 

Java e parë

 

Grupi A

Barleti Volley – Elbasani     (Nuk u zhvillua)

Mirdita – Flamurtari               0-3

Vllaznia – Apolonia              3-0

 

Renditja

Nr.       Skuadra         Pikë

  1. Flamurtari 3
  2. Vllaznia 3
  3. Apolonia 0
  4. Mirdita 0
  5. Barleti Volej 0
  6. Elbasani 0

 

Grupi B

Tirana – Korabi                      3-0

Partizani – Lushnja              3-0

Teuta – Skënderbeu            0-3

 

Renditja

Nr.       Skuadra         Pikë

  1. Partizani 3
  2. Tirana 3
  3. Skënderbeu 3
  4. Lushnja 0
  5. Korabi 0
  6.  Teuta              0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh