AlbanianSport.com 14/02/2021 16:05
ASNN – Nuk ndryshojnë pozicionet e 4-shes së kreut, Kukësi shtang Tiranën në kryeqytet. Pasi ka luajtur të premten takimin e parë, Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit i ka luajtur të shtunën pasdreke të gjitha ndeshjet e javës 19-të. Kjo javë është gjithashtu java e parë e fazës së 3-të të këtij sezoni.
Në Shkodër, Vllaznia i ka dhënë fund një vazhde prej 3 ndeshjesh pa fitore, teksa ka mundur me një gol të vetëm Apoloninë. Goli i Shehit në pjesën e dytë u ka mjaftuar kuqebluve që të ruajnë epërsinë prej 6 pikësh në krye të renditjes, aty ku ndiqet nga Partizani.
Ky e fundit ka mposhtur Kastriotin me 3 gola të shënuar në pjesën e dytë, në takimin e zhvilluar në Kamëz. Ndërkaq, Laçi ka fituar me një gol të vetëm në Ballsh ndaj Bylisit, në një takim të tensionuar ku të dyja skuadrat e luajtën me 10 lojtarë gjysmëorën e parë.
Laçjanët ndajnë vendin e 3-të dhe të 4-t të me Teutën e cila mposhti të premten 2-0 Skënderbeun, në takimin që ngriti siparin e javës së 19-të. Ndërkaq, në takimin e fundit, Kukësi ka shtangur Tiranën në kryeqytet, duke e mundur me shifrat 2-0, me nga një gol të shënuar për secilën pjesë loje.