Dy gjermanë në Shkodër, si jetojnë dhe çfarë hanë Brdariçët, babë e bir

Share Button

AlbanianSport.com 13/02/2021 11:10

ASNN – Ndonëse babë e bir jetojnë me futbollin, ata prapëseprapë e shijojnë jetën në kryeqendrën e Veriut të Shqipërisë. Por çfarë bëjnë ata kur nuk merren me futboll? ‘Është shumë e thjeshtë, punojmë fort çdo ditë dhe e shijojmë jetën, por edhe çlodhemi, – përgjigjet Tomas Brdariç. Po, po kalojmë një kohë të bukur me shumë njerëz këtu, kemi marrëdhënie të mira, edhe sepse njerëzit këtu në Shkodër janë mjaft të sjellshëm, miqësorë dhe sigurisht që po e shijoj këtë.”

Këtë ndjesi përcjell edhe Brdariçi i ri, i cili përgjatë dy viteve të fundit ka përshkuar një itinerar që e ka çuar atë nga Gjermania, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sërish në Gjermani e pastaj në Shkodër. “Po, në këto vitet e fundit unë kam përjetuar kultura të ndryshme, por duhet ta them që kjo e këtushmja është më mikpritësja dhe më e ngrohta, pohon ai. – Që nga koha që kam ardhur këtu, kam takuar njerëz që janë më miqësorë, që përkujdesen dhe mendoj që kjo është diçka mjaft e veçantë.”

Po cila është menuja shqiptare e gjysmës së familjes Brdariç? A gatuajnë ata vetë, apo zakonisht preferojnë të hanë jashtë…? “Varet sesi ndjehemi dhe se çfarë kemi në frigorifer në vakte të caktuara, – përgjigjet Tomas Brdariç. – Ne kemi mundësi të hamë jashtë në restorantin e prenotuar për ne nga klubi, që mundëson edhe katering… Por, po ngandonjëherë gatuajmë edhe këtu së bashku, gjithnjë me synimin e të ngrënit shëndetshëm.”

Për trajnerin e Vllaznisë, edhe çështja e gjumit është një çështje relative. “Hah (buzëqesh)… Varet, nëse kemi apo ndeshje, nëse është para ndeshjes apo pas ndeshjes, sepse fokusi ynë këtu është futbolli dhe unë kam shumë gjëra për të bërë dhe truri im është gjithmonë i ngarkuar, me shumë ide, me strategji apo me çështje për të zgjidhur dhe, ngandonjëherë, unë fle më mirë dhe herët e ngandonjëherë jo”, – përfundon trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh