AlbanianSport.com 29/01/2021 21:40
ASNN – Megjithë kërkesën e skuadrave pjesëmarrëse, Formula 1 nuk e ndryshoi orarin e nisjes së garave edhe për sezonin 2021. Çmimet e Mëdha që do të zhvillohen në Evropë do të nisin sërish në orën 15:00. Kështu, Formula 1 ka konfirmuar oraret e fillimit të garave të Çmimeve të Mëdha për sezonin 2021. Mbetet sërish ora 15.00, ashtu siç ka qenë edhe në 3 sezonet e kaluara.
Një nga lëvizjet e para të bëra nga pronarët e rinj të Formulës 1, kompania “Liberty Media” në 2018 ishte që ta shtynte nisjen e garës një orë më vonë se ora 14:00, duke menduar se do të rriste audiencën e televizioneve amerikane. Për më tepër, edhe shtyrja me 10 minuta më shumë, do të ndihmonte transmetuesit, pasi ata mund të planifikonin programimin e tyre para garës. Por, pa bërë asnjë provë më parë, ndryshimi dramatik në orar për audiencën nuk u pëlqye shumë brenda qarqeve të Formulës 1.
Me kërkesa më të mëdha për ceremonitë para garës, duke përfshirë himnin kombëtar dhe shfaqjet e fillimit, shtyrja me një orë e 10 minuta e ndërlikoi kohën e daljes së makinave në korsitë e nisjes si dhe ceremonitë pas garës. Kjo çështje u diskutua me ekipet dhe kishte mbështetje për kthimin e regjimit të mëparshëm të kohës së fillimit të garës.
Megjithatë, Formula 1 ka vendosur që të mos i nisë garat në orën 14.00, të paktën edhe për këtë sezon. Shumica e Çmimeve të Mëdha të Evropës do të fillojnë në orën 15.00, ndërsa në Baku në orën 16:00. Gara e parë e sezonit, në Bahreinit do të jetë në ora 18:00. Kanadaja, Japonia dhe Amerika do të fillojnë në orën 14.00, me Meksikën që do ta nisë Çmimin e Madh të saj më herët nga të gjithë në orën 13.00.
Formula 1 gjithashtu konfirmoi se sesionet e provave të të premtes do të shkurtohen në seanca nga një orë.