AlbanianSport.com 27/01/2021 23:55
ASNN – Katalanët mposhtin Rajo Vajekanon 2-1, të enjten, në RTSH Sport, Alkojano-Atletik e Bilbaos (21:00). Një tjetër ekskluzivitet madhor i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar është edhe Kupa e Spanjës, e njohur ndryshe edhe si Kupa e Spanjës, që po luan në mesjavë ndeshjet e turit të 16-shes.
Dhe, pasi ka transmetuar të mërkurën në mbrëmje drejtpërdrejt takimin e luajtur në Stadiumin “Benito Vijamarin” të Seviljes, midis Real Betisit dhe Real Sociedadit, që u fitua vendasit, por vetëm në shtesë, me shifrat 3-1, transmetuesi publik ka vijuar të mërkurën të sjellë dy përballje të tjera në kanalin RTSH Sport.
I pari ka qenë dueli midis Seviljes dhe Valencias, që është fituar nga vendasit me rezultatin 3-0. Luk de Jong në minutën e 20-të dhe në 33-të, do të gjejë dy herë rrugën e rrjetës për Seviljen, që 7 minuta para fundit të pjesës së parë, do të gjejë edhe golin e 3-të me anë të Ivan Rakitiçit.
Pjesa e dytë nuk do të sjellë gola të tjerë dhe Sevilja mposht Valencian 3-0 dhe kualifikohet për në çerekfinale. Në takimin tjetër të mbrëmjes, Rajo Vajekano dhe Barcelona i kanë mbyllur me rrjeta të paprekura 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat shohin madrilenët të kalojnë të parët në epërsi në të 63-ën, me anë të Francisko Garsias.
Por katalanët do të barazojnë shifrat vetëm 6 minuta më pas, me anë të Lionel Mesit, që realizon kështu golin e 629-të në karrierë. 10 minuta para fundit të kohës së rregullt, Frenki de Jong do të realizojë golin e dytë të Barcelonës, që përmbys kështu rezultatin. Barcelona mposht Rajo Vajekanon 2-1 dhe siguron vendin në çerekfinale të Kupës së Spanjës.