AlbanianSport.com 06.12.2014 20:35
ASNN – Korabi ka nisur të gëzojë dhe për fitoret e Bulqizës në Kategorinë e Tretë, e cila dje ka mundur thellësisht 5-2 Shkëndijën e Tiranës në kuadrin e javës së tretë të grupit A.
Bulqiza kryeson me nëntë pikë me një golaverazh 14-3, ndërsa dje golat janë shënuar nga Dajti, Rizvani (2), R.Lila dhe Lika.
“Urime djemve të ekipit për paraqitjen e mirë që janë duke bërë në këtë kampionat të Kategorisë së Tretë”, ka qenë urimi i Korabit për Bulqizën, e cila pretendon sivjet të vijë në Kategorinë e Dytë.
Por zonës së Dibrës i është shtuar dhe një skuadër tjetër, siç është Drini FK 2014, e fshatit Zdojan në Peshkopi.