AlbanianSport.com 26/01/2021 18:10
ASNN – Përpara dorëheqjes së tij, ish-kryeministri Konte, ka firmosur dekretin për autonominë e Komitetit Olimpik Kombëtar të Italisë (CONI). Me këtë akt, ai ka shpëtuar nga skandali botëror sportin italian. Tashmë sportistët italianë do të mund të përfaqësohen në Olimpiadën e Tokios, me flamurin dhe himnin kombëtar. Kështu, Sporti italian shpëton nga skandali botëror.
Këshilli i Ministrave ka aprovuar dekretin mbi autonominë e Komitetit Olimpik Kombëtar Italian. 24 orë para skadimit të afatit të përcaktuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Ky ka qenë vendimi i fundit i marrë nga qeveria, përpara dorëheqjes që kryeministrit Konte. Vendimi ka shkuar tashmë në zyrat e CONI-t, e ky i fundit duhet ta paraqesë në IOC.
Ky i fundit duhet të shfuqizojë vendimin e marrë një ditë më parë, për përjashtimin e komitetit Olimpik Italian nga veprimtaritë ndërkombëtare sportive, për shkak të mungesës së autonomisë nga qeveria italiane. Por vendi i marrë nga qeveria italiane në mëngjesin e të martës, e shpëton Italinë, sportistët e saj, nga sanksionet, pra ata do të përfaqësohen në Olimpiadën e Tokios me flamurin dhe himnin e tyre.
Pas bisedimeve të gjata dhe të lodhshme, dekreti është aprovuar pas propozimit të kryeministrit Xhuzepe Konte. Pasi u refuzua kategorikisht nga Malagò, zgjidhja e kontratës së shërbimit të mbështetur nga “Sporti dhe Shëndeti”, u braktis. Ideja CONI-SPA u la gjithashtu mënjanë, një mundësi e parë shumë e kushtueshme nga pikëpamja ekonomike.