AlbanianSport.com 06.12.2014 19:05
ASNN – Një derbi historik si asnjëherë tjetër në këto vitet e fundit. Kështu e ka cilësuar trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, përballjen e së hënës me rivalet kryeqytetase, Tiranën, të vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë Superiore. Derbi i 138-të midis Partizanit dhe Tiranës, që do të luhet të hënën duke nisur nga ora 18:00, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Partizani ndeshet të hënën me Tiranën, në një ndeshje që përveçse një derbi historik, për trajnerin e të kuqve, Shpëtim Duro, mbart këtë sezon edhe një domethënie të veçantë. Për Duron, rezultati i ndeshjes së të hënës është më pak i rëndësishëm sesa synimi final i Partizanit, titulli “kampion”. Derbi i 138-të midis Partizanit dhe Tiranës do të luhet të hënën duke nisur nga ora 18:00, në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.