AlbanianSport.com 24/01/2021 20:10
ASNN – Të dielën janë luajtur 3 ndeshjet e tjera të javës së 9-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Femra. Ekipi i Tiranës i ka shënuar 13 gola Bilishtit. Një ndeshje e lehtë për vajzat e Tiranës, të cilat i afrohen vendit të dytë që mbahet nga Apolonia, me dy pikë më shumë.
Në derbin shkodran, Vllaznia nuk lëshon dhe i shënon 16 gola ekipit të AAS. 11 gola të shënuar në pjesën e parë dhe 5 në pjesën e dytë, ku bie në sy 4-golëshi i Doçit. Vllaznia vijon të mbajë vendin e parë në grup, pas 9 javësh lojë. Ndërkaq,, Partizani ka mundur Teutën në vizitën e Durrësit me shifrat 2-8.
Për vajzat e kuqe, serinë e golave e hap Agalliu, që në minutën e dytë, teksa në të 17-n Begallo dyfishon rezultatin. Në minutën e 27-të, Dida shënon autogol dhe i dhuron golin e tretë Partizanit. Në të 40-n, Koka shënon golin e katërt dhe pjesa e parë mbyllet me rezultatin 0-4.
Teuta reagon në minutën e 52-të, me anë të Malaj, por gëzimi për vajzat e detit zgjat vetëm 20 minuta, pasi në të 72-ën Xhymerti shënon golin e 5-të. Golat e tjerë u shënuan nga Tabak në të 77-ën dhe Begallo në minutën e 79 dhe 88. Teuta shënoi golin e dytë dhe të fundit në minutën e 81-të.
Kampionati Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 9-të:
Të shtunën, 23 janar 2021:
Kinostudio – Tirana AS 1-3
Apolonia – Juban Danja 4-0
Skënderbeu – Lushnja 10-1
Të dielën, 24 janar 2021:
Vllaznia – Akademia AAS 16-0
Tirana – Bilisht Sport 13-0
Teuta – Partizani 2-8
Renditja
Nr. Skuadra Pikë
- Vllaznia 27
- Apolonia 24
- Tirana 22
- Tirana AS 19
- Juban Danja 18
- Kinostudio 15
- Partizani 12
- Akademia AAS 9
- Skenderbeu 6
10. Teuta 6
- Lushnja 3
- Bilisht Sport 0