Luhen 3 të parat javës së 16-të, Kastrioti ndal Vllazninë pa gola në Shkodër

Share Button

AlbanianSport.com 24/01/2021 18:40

ASNN – Fiton Kukësi, Skënderbeu dhe Apolonia ndajnë pikët në Korçë. Kategoria Superiore ka luajtur sot 3 takimet e para të javës së saj dhe pasdreke u zhvilluan dy prej tyre. Duke nisur nga ora 16:45 është luajtur përballja Vllaznia-Kastrioti, që u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa dy takimet e fundit luhen të hënën. Në fakt, Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të dielën pasdreke dy takimet e para të javës së 16-të dhe në Stadiumin “Elbasan Arena”, Kukësi ka kapërcyer pësimin e një goli dhe fituar me përmbysje 2-1 ndaj Bylisit.

Stojanoviç i ka kaluar ballshiotët në epërsi në minutën e 26-të, por, 5 minuta para fundit të pjesës së parë, Ibraimi shënon për Kukësin. Në barazim 1-1 mbyllet 45-minutëshi i parë, ndërsa në të dytën, Eze do të gjejë rrugën e rrjetës për verilindorët, që përmbysin gjithçka dhe fitojnë me rezultatin 2-1 ndaj Bylisit, që zhytet në zonën e ftohtë të rënies nga Kategoria Superiore. Ndërkaq, në Korçë, Skënderbeu është ndalur në barazim 1-1 përballë Apolonisë, në atë të ishte një betejë për mbijetesë.

Dy 11-metërsha, një i realizuar nga Meksi për vendasit, në minutën e 49-të, dhe një nga Gjata për fierakët, kanë bërë që të dyja skuadrat të ndajnë nga një pikë. Takimi i 3-të i së dielës është luajtur pasdite dhe Vllaznia ka pritur në Shkodër Kastriotin. Pavarsisht se e ka mbizotëruar lojën dhe ka patur edhe dy pretendime për 11-metërsh, njëri prej të cilëve, i qenësishëm, skuadra vendase, e drejtuar nga trajneri gjerman, Tomas Brdariç, nuk ka arritur ta thyejë dot qëndresën e krutanëve.

Mbyllet kështu 0-0 përballja e luajtur në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës dhe Vllaznia ndalet në barazimin e 3-të këtë sezon, ndërsa për Kastriotin ky ishte i 6-ti. Kurse dy takimet e fundit luhen të hënën dhe pasdreke, Tirana pret në kryeqytet Laçin, ndërsa duke nisur nga ora 16:45, Partizani përballet me Teutën në Durrës, në duelin e dy skuadrave ndjekëse të Vllaznisë kryesuese.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh