AlbanianSport.com 23/01/2021 23:10
ASNN – Së fundmi, familjes ikonike të “adidas ZX” i shtohet një tjetër model super i suksesshëm, “ZX 2K BOOST”. Në këtë realizim, “adidas” bashkoi dizajnin më bukur të së shkuarës me teknologjinë më të përparuar të së ardhmes, duke krijuar kështu, atleten që të gjithë të apasionuarit pas modës sportive do dëshironin ta kishin.
Silueta merr frymëzim nga modeli ZX, ndërthurur në mënyrë të përsosur me teknologjinë “BOOST”. Përvec siluetës , ajo cfarë e bën këtë model një ikonë të modës sportive janë detajet e dizajnit. “adidas” ka eksperimentuar me ngjyrat duke sjellë një gradient perfekt në pjesën e shollës që do të tërheqë vëmëndje dhe do të frymëzojë kudo që të ndodheni.
Specifikime të modelit:
Në pjesën e sipërme është aplikuar një rrjetë inxhinierike e cila lejon këmbën të qëndrojë e freskët gjatë gjithë kohës që do e mbani veshur. Zona e kyçit të këmbës vjen e zgjatuar duke siguruar një mbështetje komforte dhe siguri të shtuar.
Shtresa “boost” në pjesën e poshtme sigurohet t’ju jap gjithë komoditetin e nevojshëm kur jeni duke ecur. Sa më shumë energj të shpenzoni aq më shumë energji do të merrni mbrapsht.
Nëse doni të jeni unike dhe të shkëlqeni në veshjen tuaj sportive, adidas “ZX 2K BOOST” është zgjedhja ideale.