AlbanianSport.com 21/01/2021 20:40
ASNN – Veshjet sportive së fundmi janë kthyer në elementin më të rëndësishëm të garderobës tonë. Askush nuk mendohet dy herë nësë i nevojitet një bluzë me kapuç (“hoodie”) apo jo, të gjithë janë gati ta shtojnë koleksionin e tyre më një të re, në cdo moment. Dëshironi të njiheni me veshjen sportive më të suksesshme nga adidas?
Ju prezantojmë me “adidas Z.N.E.”
Z.N.E. do të thotë “Zero Negative Energy’ dhe ky koncept synon të ndihmojë atletët dhe entuziastët e fitnesit të kenë një “mendje të pastër” para se të fillojnë aktivitetin e tyre fizik. “adidas” e përshkruan veshjen si të dizenjuar për momente kritike gjatë ditës. Veshja ka aftësinë të largojë gjithë energjitë negative, në mënyrë që ju të mund të fokusoheni në aktivitete që vërtetë kanë rëndësi. Si e realizon Z.N.E. këtë?
“adidas Z.N.E.” ka një prerje të rregullt duke e bërë atë të përshtatshme për aktivitete të ndryshme. Modeli ka mëngë të rëna në zonën e shpatullave për më shumë lirshmëri, gjithashtu është i pajisur me vrima të imëta në gjithë sipërfaqen e saj për ta mbajtur trupin tuaj gjithmonë të freskët.
Materiali është i tillë: 60% pambuk, 40% poliestër e ricikluar “doubleknit”, që do të thotë, një ndjesi butësie që do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës. Përvec kësaj, ky material nuk lejon djersën të akumulohet por e avullon atë për jashtë.
Pavarësisht nëse jeni duke marrë pjesë në një maratonë, duke shkuar në palestër, duke shuar në shkollë apo duke dalë me miqtë, “adidas Z.N.E.” do te kujdeset që ju të jeni emocionalisht i përgatitur për cfarëdo lloj sfide që sjell aktiviteti.
Stili dhe komoditeti nuk janë dukur kurrë kaq bukur bashkë.