6 muaj para zhvillimit, Olimpiada, midis besimit dhe dyshimit

Share Button

AlbanianSport.com 21/01/2021 17:40

ASNN – Kur kanë mbetur edhe 6 muaj nga zhvillimi i Lojërave Olimpike të Tokios, të gjithë kanë frikë se ato mund të anulohen, për shkak se virusi korona është ende i pranishëm. Organizatorët po bëjnë përpjekje maksimale për t’i mundësuar këto Lojëra, por gjithçka mbetet në dorë të ecurisë së epidemisë. Kur Lojërat Olimpike të Tokios u shtynë vitin e kaluar, zyrtarët e kësaj veprimtarie, premtuan se do të bëheshin në 2021, si provë e triumfit të njerëzimit mbi koronavirusin. Por 6 muaj para fillimit të planifikuar, fitorja ndaj virusit mbetet e largët dhe frika po rritet me shpejtësi, që Lojërat mund të mos zhvillohen fare.

Publikisht, organizatorët janë akoma të vendosur që Lojërat mund të vazhdojnë dhe thonë se ato mund të mbahen të sigurta edhe nëse virusi nuk është nën kontroll deri në momentin që flaka do të ndizet më 23 korrik. “Pikërisht sepse jemi në këtë situatë, duhet të kujtojmë vlerën e Lojërave Olimpike, që njerëzimi mund të bashkëjetojë paqësisht përmes sportit”, – tha Kreu Ekzekutiv i “Tokio 2020” Toshiro Muto, duke folur për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP). Sidoqoftë, me pjesën më të madhe të botës ende të paralizuar nga Covid-19, dhe Tokion nën një gjendje të jashtëzakonshme, zërat dyshues po rriten më shumë.

Ish-nënkryetari i Olimpiadës “Londër 2012”, Keith Mills mendon se Lojërat e Tokios, “vështirë se mund të bëhen”, ndërsa legjenda e Olimpiadës Britanike, Methjus Pinsent tha se ishte “qesharake” të vazhdohej. Rruga e gjatë për në Lojërat Verore të Tokios ka qenë e mbushur me pengesa, nga akuzat për ryshfet  deri te frika për temperaturat e larta të verës. Por asnjë nga këto probleme nuk ka qenë aq i madh sa epidemia, e cila marsin e kaluar detyroi shtyrjen e parë të një olimpiade në historinë moderne të këtyre Lojërave. Aktualisht, në Japoni, zhgënjimi publik po rritet. Sipas një sondazhi të kryer këtë muaj, 80 % e të anketuarve, janë kundër zhvillimit të lojërave këtë vit.

Por drejtuesit e “Tokio 2020” thonë se një shtyrje tjetër është “absolutisht e pamundur”, gjë që do të thotë se Lojërat do të anulohen fare nëse nuk mund të bëhen këtë vit. Ata po vazhdojnë të besojnë, me një sërë masash të marra kundër virusit “Covid-19”, që synojnë të sigurojnë një Olimpiadë të sigurt, madje edhe pa vaksina të cilat mbeten jo të detyrueshme për sportistët. Por ende nuk është vendosur nëse do të ketë apo jo spektatorë në këto Lojëra. Virusi korona ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar, në këto Lojëra të konsideruara si më shtrenjtat deri tani. Masat anti-virus dhe kostot e tjera të lidhura me vonesën kanë shtuar edhe 2.8 miliardë dollarë.

Duke e çuar kështu në 15.8 miliardë dollarë buxhetin deri më tani. Përpjekjet për të ulur kostot duke zvogëluar ceremonitë e hapjes dhe mbylljes, zbukurimet e tjera kanë prodhuar vetëm kursime minimale, megjithëse organizatorët thonë se ata kanë arritur të mbajnë të gjithë sponsorët e brendshëm. Sidoqoftë, planet për të filluar stafetën mbarëkombëtare të pishtarëve në mars mbeten në fuqi, me masat e distancës shoqërore të vendosura për t’u zbatuar. Japonia tani shpreson shumë se nuk do të humbasë një Olimpiadë tjetër, pas anulimit të Lojërave Verore dhe Dimërore të vitit 1940 për shkak të luftës.

Anulimi do të shkaktonte një goditje serioze në lëvizjen Olimpike dhe krenarinë kombëtare të Japonisë, për të mos përmendur ndikimin e madh financiar si në Tokio ashtu edhe në Komitetin Olimpic Ndërkombëtar (IOC). Por ora finale po troket. E Japonia ende nuk ka miratuar një vaksinë për koronavirusin, por Kryeministri Joshihide Suga ka thënë se ai shpreson që vala e parë e vaksinimit të nisë në fund të shkurtit, me punonjësit shëndetësorë dhe të moshuarit që pritet të jenë të parët në radhë. Pjesa tjetër e Japonisë do të fillojë të marrë vaksinat në maj, vetëm dy muaj para fillimit të Lojërave.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh