AlbanianSport.com 21/01/2021 15:25
ASNN – Tirana ka prezantuar futbollistin e ri, Tim Vajrinen. Sulmuesi finlandez do të jetë pjesë e skuadrës bardheblu për pjesën e mbetur të kampionatit dhe sezonin e ardhshëm. 27-vjeçari ka premtuar të shënojë sa më shumë gola dhe të ndihmojë Tiranën për të fituar titullin. Kështu, Tim Vajrinen është prezantuar tashmë si një futbollisti i bardhebluve të kryeqytetit. Sulmuesi shtatlartë finlandez, 1.91 cm, i bashkohet skuadrës kryeqytetase me synimin për të arritur te titulli.
Por sa e njeh ai skuadrën e Tiranës dhe kampionatin shqiptar? “Di shumë, – ka thënë nordiku. – Në Finlandë e ndjekim shumë futbollin dhe i njohim klubet e mëdha. Tirana është një klub i madh dhe kam marrë informacion. Është një mundësi e mirë. Duket mirë këtu. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që do ta ndihmoj ekipin për të luftuar titullin “kampion”. Është nder i madh. Është bukur të jesh këtu, stadiumi, tifozët. Kam dëgjuar shumë gjëra të mira për këtu.”
“Shpresoj që situata e epidemisë të ndryshojë, sepse tifozët janë shumë të rëndësishëm për ne dhe dua ta ndiej mbështetjen e klubit”, – ka shtuar sulmuesi 27 vjeçar, i cili është i njohur në kampionatin finlandez dhe ka luajtur edhe me përfaqësuesen vendase. Ai do të jetë pjesë e Tiranës për 1 vit e gjysmë dhe synon të shënojë sa më shumë gola për të realizuar objektivin e skuadrës, fanellës e së cilës do të veshë për periudhën në vazhdim.
“Dua të shënoj sa më shumë gola dhe të ndihmoj ekipin të fitojë kampionatin, – ka premtuar ai. Presioni për titullin te Tirana? Është mundësi e mirë për ne. Sigurisht ,që nuk ka qenë mirë. Siç e thashë, kam qenë “kampion” vjet. Presioni është normal, është pjesë e futbollit. Jam shumë i kënaqur që jam këtu. Përderisa jemi klub i madh, presioni ekziston.” Edhe Drejtori teknik i skuadrës, Tefik Osmani, e quan fat, faktin që Tirana e nisi merkaton e janarit me dy blerje fantastike, Taulant Seferin dhe tashmë Tim Vajrinen.