AlbanianSport.com 20/01/2021 17:05
ASNN – Do të jetë Partizani pritës të enjten, në derbin e madh të kryeqytetit ndaj Tiranës, që do të zhvillohet në orën 18:00 në Stadiumin “Elbasan Arena”. Trajneri i skuadrës së kuqe, Ilir Daja, doli në konferencën për shtyp para gazetarëve, në prag të kësaj supersfide, duke folur për gjithçka në prag të kësaj përballjeje me ish-skuadrën e tij, që, sipas kryeqytetasit, nuk përcakton fatet e sezonit.
– Çfarë duhet të bëjë Partizani ndryshe nga derbi i kaluar?
– Unë do të thoja që pjesën më të madhe duhet të jemi të kujdesshëm siç kemi qenë në derbin e kalur dhe të shohim në shumë në mbështetjen me disa lojtarë në zonën e golit të kundërshtarit.
-Sa ju ndihmon Çinari, “blerja” më e re e merkatos së janarit?
– Do ta quaja si një blerje të re. Përveç se është një nga lojtarët kryesor të kampionatit shqiptar dhe Partizanit është një vlerë e shtuar për vetë faktin se e njeh ekipin dhe kampionatin. Ka qenë pjesë e jona gjatë kësaj periudhe. Do kohën e vetë për të marrë formën, sepse nuk ka ndeshje zyrtare të luajtura. Them se do të jetë “ogur” i mirë për të përballuar me sukses ndeshjen e nesërme.
– Do të ketë minuta për Çinarin?
– Çinari është pjesë e grupit që nga fillimi i këtij sezoni. Ka qenë pjesë e manovrës, por e munguar. Ndoshta nuk mund të jetë pjesë e formacionit, sepse jemi përgatitur gjatë gjithë javës me mungesën e Çinarit, por që patjetër në momentin e duhur do ta hedhim në fushë. Është një lojtar që ka vlera mjaft të mira individuale dhe përshtatet me çdo manovër që mund të përdorim nesër në ndeshje.
– A do të ketë afrime në mbrojtje?
– Shpresojmë që të ketë ndërhyrje edhe në mbrojtje. Po vëzhgojmë disa lojtarë edhe nga tregu i huaj, edhe nga ai shqiptar, që ofron shumë pak në cilësi, në repartin e mbrojtjes. Jemi fokusuar te 2-3 alternativa në tregun e huaj, për të zgjedhur më të mirin, ndoshta jo me ndonjë cilësi të jashtëzakonshme, por për të dubluar rolet, sepse kampionati është i gjatë.
– Mendoni se me afrimet e futbollistëve të tjerë do të ketë largime?
– Ne do të shikojmë që të afrojmë, në momentin që do të ketë afrime, do të bëjmë të mundur edhe merkaton në dalje, sidomos për ata që kërkohen dhe janë një bonus teknik. Kemi një projekt që të kemi një Partizan kompetitiv. Daljet krijojnë vakum, që në vend të vend të bëjmë mirë, bëjmë keq.
– Ndeshja ndaj Tiranës, a mund t’i japë drejtim sezonit?
– Unë do të thoja që është ndeshja e radhës, ka vlerën e 3 pikëve, përveç bonusit psikologjik. Nuk ka ndikim në ecurinë e mëtejshme të ekipit. Jemi më të konsoliduar tani. E presim ndeshjen me qetësi, gjithë kontingjentin e kemi në dispozicion, mund të bëjmë ndërhyje edhe më shpejt se ndeshjet e tjera. Formën më të mirë po e kalojmë në këtë periudhë.
– Po kundërshtarin si e shikoni?
– Derbi është ndeshja më e rëndësishme e kampionatit. Sido që të jetë niveli ekipeve, derbet kanë qenë të paparashikueshme. Ky derb i gjen ekipet me një diferencë 3 pikë. Pothuajse janë aty-aty. Mendojmë në nivel paragjykimi, që nesër, padiskutim që ekipi do të jetë i motivuar, ashtu siç do të jetë dhe kundërshtari. Janë të 3 rezultatet në lojë, shpresojmë që fitorja të jetë e jona”, u shpreh Daja.
– Për shkak të vaksinimit, derbi do të luhet në “Elbasan Arena”…
– Kemi bërë analizën e ndeshjes në Korçë ku terreni ishte jashtëzakonisht i rënduar prej dëborës dhe kemi dalë në konkluzionin që ka pasur veprime të mira edhe në atë terren, kështu që i kam thënë lojtarëve se nuk ka asnjë justifikim që në një terren të shkëlqyer si ai i Elbasanit të mos ketë të njëjtin motivim si në Korçë. Lojtarët në derbi janë të motivuar, por që këtu i bashkëngjiten edhe kushtet maksimale të fushës së Elbasanit. Unë e pëlqej atë stadium sepse me Elbasanin kemi fituar kampionatin para disa vitesh. Është një nga më të mirët në vend dhe të krijon mundësinë të shprehësh maksimumin e aftësive. Nuk kemi asnjë problem edhe Idrizaj është kthyer me skuadrën. Jemi në gjendje optimale dhe nuk e kemi ulur ritmin sepse ka rivalitet edhe brenda grupit. Nesër shkojmë në gjendje të mirë dhe me kontingjent të plotësuar.
– Si vijnë të dyja skuadrat në këtë derbi dhe a e ndjeni presionin?
– Tirana 5 ndeshje pa humbur? Edhe ne kemi pak humbje dhe gola të pësuar, futemi në dy ekipet me më shumë gola. Tirana është kampione në fuqi dhe nuk e nënvlerësojmë dot sepse nuk kemi motiv për ta bërë këtë. Kanë mbrojtje të mirë, nuk janë mundur, por edhe barazimet kanë qenë me gola, që do të thotë se kanë edhe ata problemet e tyre. Të luash me Partizanin presioni është prezent. Në derbi nuk duhet shtuar presioni, por duhet menaxhuar. Nuk jam dakord se rezultati i derbit tregon kush e lufton Vllazninë. Duhet të rikuperojmë diferencën me ta.
– Çfarë pret Ilir Daja nga merkatoja në vazhdim?
– Kemi nisur që në fund të dhjetorit sepse mendonim se do hapej merkato. Nxitimi nuk është gjëja e duhur sepse duam cilësi. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse të huajt kanë kosto financiare dhe duan kontratë afatgjatë, çka mund të çojë në gabime dhe kosto financiare. Zhunjor? Pas konferencës kemi seancën e fundit stërvitore. Ekipi pothuajse e di kush e nis nesër derbin. Sot kemi seancën e fundit dhe nuk mund të them nëse e nis nesër Zhunjori.