Vllaznia, fitore “in-extremis” në Ballsh, ruan epërsinë 9-pikëshe në krye

Share Button

AlbanianSport.com 20/01/2021 15:45

ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të mërkurën pasdreke 4 takimet e para të javës së saj të 15-të dhe kryesuesja e renditjes, Vllaznia, ka vuajtur, por ia ka dalë të marrë, ndonëse në minutën e 4-t shtesë, një fitore minimale, por mjaft të vyer në Ballsh përballë ekipit vendas. Në një takim të luftuar deri në fund dhe ku janë dhënë edhe 6 kartonë të verdhë dhe një i kuq në dëm të ballshiotëve, shkodranët ia kanë dalë ta gjejnë rrugën e rrjetës me anë të të zakonshmit, tashmë, Ardit Hoxhaj.

Goli i 8-të këtë sezon për vlonjaten, që kryeson listën e golashënuesve të Kategorisë Superiore, i ka dhënë Vllaznisë së drejtuar nga trajneri Tomas Brdariç fitoren e 11-të këtë sezon dhe e mban atë të shkëputur në krye të renditjes, me 35 pikë, 9 më tepër sesa ndjekësja më e afërt, Teuta. Kjo e fundit ka fituar në Kamëz përballë Kastriotit, me një gol të vetëm të shënuar në pjesën e dytë nga Dejvi Bregu. Skuadra e trajnerit Edi Martini ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa të mërkurën ka mposhtur minimalisht Kastriotit, në ndeshjen e zhvilluar në Kamzë.

Durrsakët ishin dominues gjatë pjesës së parë, por pa arritur të rrezikonin seriozisht portën e krutanëve, të cilët mbroheshin mirë. Pjesa e dytë nisi aty ku u mbyll e para, me Kastriotin që priste prapa dhe kërkonte kundërsulmin. Duhet të vinte minuta e 72-të që të shikonim golin në këtë ndeshje, ku Dejvi Bregu pas një goditje dënimi të fituar nga ai vetë, gjuan bukur nga jashtë zone, për ta dërguar topin në fundin e rrjetës.  Durrsakët tanimë kanë 26 pikë, 3 më tepër sesa Partizani, që ka luajtur një ndeshje më pak, ndërsa Laçi nuk shkoi dot më larg se një barazim 1-1 në shtëpi përballë Skënderbeut.

Kurbinasit vuajnë sërish me skuadrat e vendeve të fundit dhe këtë herë i ndali Skënderbeu, pikërisht në fushën e tyre. Korçarët shënuan madje të parët me Meksin dhe miqtë që e mbyllën pjesën e parë në epërsi. Por Nuabueze barazoi për vendasit nga pika e bardhë e 11-metërshit. Dy shtylla dhe një traversë e kurbinasve, që ishin të pafat dhe morën vetëm një pikë, që i mban në vend të 4-t, me 21 pikë. Ndërkaq, pavarsisht pikës së marrë, Skënderbeu mbetet në vendin e fundit, me 11 pikë, një më pak sesa Apolonia.

Kjo e fundit është mundur 1-3 në shtëpi përballë Kukësit, në takimin e fundit të së mërkurës. Pas 4 humbjesh radhazi, verilindorët rigjejnë fitoren kundër fierakëve me rezultatin 3-1. Ibraimi shënoi i pari me 11-metërsh për Kukësin, ndërsa Smaçi vendosi përkohësisht barazpeshën. Peposhi dhe Eze më pas realizuan për Kukësin dhe i dhanë 3 pikët skuadrës së tij. Java e 15-të e Kategorisë Superiore mbyllet të enjten, me derbin e madh të kryeqytetit, midis Partizanit dhe Tiranës, por që do të luhet në Stadiumin “Elbasan Arena”.

 

Kategoria Superiore

Java e 15-të

 

Kastrioti – Teuta                                0-1

Shënues: D. Bregu 72′

 

Bylis   – Vllaznia                               0-1

Shënues: A. Hoxhaj 90′

 

Laçi     – Skënderbeu                        1-1

Shënues: K. Nuabueze 51’(11-m.) / J. Meksi 43′

 

Apolonia – Kukësi                            1-3

A. Smaçi 60’ / A. Ibraimi 15’(11-m.), E. Peposhi 76’, P. Eze 82’

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Vllaznia         15        11        2          2          24-9                35
  2. Teuta              15          6        8          1          15-6                26
  3. Partizani        14          6        5          3          21-9                23
  4. Laçi                 15          5        6          4          20-14              21
  5. Tirana             14          4        8          2          14-9                20
  6. Kukësi            15          6        2          7          18-20              20
  7. Kastrioti          15          4        5          6          15-20              17
  8. Bylis               15          2        6          7          11-20              12
  9. Apolonia        15          3        3          9          11-28              12
  10. Skënderbeu 15          2        5          8          17-31              11

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh