Moto GP, pas KTM-së, edhe “Dukati” konfirmon për 5 vite pjesëmarrjen e tij

Share Button

AlbanianSport.com 20/01/2021 15:05

ASNN – “Dukati” ka zgjatur marrëveshjen me Moto GP-në derinë vitin 2026. Prodhuesi italian i motorëve do të qëndrojë në nivelin më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit edhe për 5 sezone të tjera. Në sezonin 2021 të Moto GP-së, skuadra zyrtare e “Dukati”-t do të përfaqësohet nga pilotët Miller dhe Banjaja. Skuadra italiane ka nënshkruar një marrëveshje të re me kompaninë organizatore të Moto GP-së, “Dorna Sports”.

Marrëveshja e re mbulon sezonet e Kampionatit Botëror nga 2022-shi në 2026-ën në Moto GP, me prodhuesin italian, që bëhet kështu marka e dytë, që konfirmon planet e saj afatgjata në garat e Çmimeve të Mëdha për motorë. Më herët ishte KTM-ja që rikonfirmoi javën e kaluar qëndrimin e saj në Moto GP deri në 2026. “Dukati” ka qenë gjithnjë i pranishëm në botën e Moto GP-së që nga viti 2003, duke fituar garën e tij të parë pas vetëm 6 Çmimesh të Mëdha me Loris Kapirosin.

Më pas, skuadra italiane do të fitonte tituj botërorë me pilotë e për konstruktorë në vitet në vijim. Vitin e kaluar “Dukati” fitoi Kampionatin Botëror të Konstruktorëve në Moto GP, duke i mohuar këtë Suzukit, e deri më sot ka 51 fitore dhe 160 podiume në nivelin më të lartë. “Gara ka qenë gjithmonë një pjesë vërtet themelore e markës “Dukati” dhe do të mbetet e tillë në të ardhmen”, – tha Drejtori i Përgjithshëm i “Dukati”-t, Klaudio Domenikali.

“Në fakt, ajo përfaqëson jo vetëm një mënyrë për të ushqyer pasionin dhe gëzimin e “dukatistëve” në të gjithë botën, por edhe një laborator të përparuar kërkimor ku testohen materialet më të sofistikuara dhe metodat më inovative të dizajnit, – vijoi ai. – Kjo marrëveshje e rinovuar konfirmon që, ndërsa ne planifikojmë të vazhdojmë të zgjerojmë gamën tonë të produkteve jashtë botës së motorëve sportivë, pista dhe motorët me rezultate të larta mbeten një element qendror për “Dukati”-n.”

Në Botërorin e 2021-shit, “Dukati” ka konfirmuar si pilotët e saj, Xhek Miller dhe Françesko Banjaja, pas largimit të Andrea Doviciozo dhe Danilo Petruçi. “Dukati” do të vazhdojë të mbështesë ekipet kliente,“Pramak”-un dhe “Avintia”-n në 2021-shin. E teksa KTM-ja dhe “Dukati” kanë konfirmuar tashmë të ardhmen e tyre në MotoGP përtej këtij viti, katër prodhuesit e tjerë të motorëve, “Jamaha”, “Suzuki”, “Honda” dhe “Aprilia”, e kanë qëndrimin e tyre në Moto GP të konfirmuar deri në 2022-shin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh