Formacionet, Daja merr frymë lirisht, Dede “i mban kartat pranë gjoksit”

Share Button

AlbanianSport.com 20/01/2021 14:25

ASNN – Ndërkohë që Partizani ka vazhdon përgatitjet për derbin kundër Tiranës dhe. në prag të ndeshjes derbi, të kuqtë kanë rritur tepër ngarkesat. “Demat” vijnë pas një ndeshjeje në dëborë kundër Skënderbeut, ku futbollistët që u aktivizuan, sakrifikuan shumë fizikisht për të arritur te fitorja. Si zakonisht, seancat stërvitore janë zhvilluar paradreke në kompleksin “Football Republic” në Tiranë, ku Daja ka pasur në dispozicion thuajse të gjithë grupin e futbollistëve.

E vetmja mungesë ishte ajo e brazilianit Lukas Kardozo, i cili mungon në seancat stërvitore që para ndeshjes me Skënderbeun. Gjithashtu, ka pasur dhe një fytyrë të re në stërvitje. Bëhet fjalë për Anteo Osmanllarin. 22-vjeçari, mbrojtës i djathtë, i është bashkuar skuadrës nga ekipi i Turbinës. Osmanllari është produkt i akademisë së Skënderbeut dhe shihet si lojtari rezervë për Hektor Idrizajn. Ndërkaq, në derbi, trajneri Ilir Daja pritet të ndryshojë skemë.

Kreu i stolit të kuq ishte i kushtëzuar në 14 javët e para të kampionatit ta përshtaste skemën në bazë të lojtarëve që kishte në dispozicion. Daja ka luajtur me skemën 4-1-4-1 deri më tani, por me ardhjen e Zhunjorit dhe Muratajt, pritet të rikthehet te skema e tij e preferuar, 4-3- 3. Broja mund të bëjë “ekranin” para mbrojtjes, ndërsa Mala e Murataj do të jenë ata që do të shpenzojnë energji. Asani, Solomon dhe Zhunior pritet të jenë treshja e sulmit.

Në krahun tjetër, për herë të parë në këtë sezon, Tirana ka pasur Jurgen Çelhakën në stërvitje të plotë me grupin nga fillimi në fund, bashkë me Kalenë. Nga ana tjetër, trajneri Dede kërkon të jetë plotësisht i paparashikueshëm në këtë sfidë. Deri më tani, Tirana ka punuar dhe perfeksionuar skemën me 3 në prapavijë, por dje bardheblutë janë stërvitur edhe me vendosjen me 4 mbrapa.

Ismajlgeci e Toshevski kanë përvojën e duhur për të dhënë garanci dhe shpejtësi si anësorë, me Hoxhallarin dhe Najdovskin para Bekajt. Përpara do të rreshtohen Batha, Toli dhe Halili do të bëjnë diferencën me sjelljen e tyre. Ka momente, kur bashkë me Torrasën, këta lojtarë mund të luajnë në mesfushë me 4 (4-4-2). Ka të tjera, kur mund të jenë edhe 4-3-1-2. Përpara, pritet që Seferi dhe Muçi të kenë peshën e udhëheqjes së sulmit në derbi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh