Kukësi / Hallaçi: Apolonia, mundësia të kthejmë faqe, pres afrime cilësore

Share Button

AlbanianSport.com 19/01/2021 18:25

ASNN – Kukësi u ka dhënë të martën dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e së mërkurës me Apoloninë dhe trajneri Rrahman Hallaçi ka patur një tjetër fizionomi në paraqitjen e tij, tanimë pak më i qetë pas votëbesimit nga drejtuesit e klubit. “Kuptohet e kemi vuajtur pak ecurinë e ndeshjeve të fundit, – pohon ai. – Ndoshta nuk priteshin këto rezultate, por në futboll gjithçka ndodh. Jam shumë i kënaqur me drejtuesit, pasi më kanë dhënë një mundësi shumë të mirë. Gjithashtu më kanë mbështetur. Kuptohet që është e vështirë, por jo e pamundur. Jam mësuar të kem presion mbi super.”

“Kuptohet tani jam në rolin e trajnerit, diçka ndryshe, – ka vijuar ish-kapiteni. – Po mundohem të përshtatet. Lojtarët po më mirëkuptojnë, hapemi me njëri-tjetrin. Duhet të jemi të qetë dhe kështu ka ndodhur. Jam i kënaqur me mënyrën si skuadra po stërvitet dhe ka disiplinë. Në momente krize ndonjë nuk e mbajnë nervat, pro lojtarë me eksperiencë po ndihmojnë. Mendojmë se e kemi mundësinë ta kthejmë faqen. Në këtë ndeshje duhet të marrim maksimumin, nuk kemi çfarë presim më.”

Po a është Apolonia, një skuadër që ka njohur një rritje modeste në ndeshjet e fundit, një kërcënim serioz për Kukësin që ka përjetuar një krizë rezultatesh? Hallaçi zgjedh të mbetet me këmbë në tokë, teksa thotë: “Apolonia, edhe po të mos kishte këto rezultatet pozitive, ne do e vlerësonim maksimalisht. Kanë objektivat e tyre, por shohim veten tonë. Duam të kthehemi te fitorja, pasi jemi një skuadër e ndërtuar për të ecur përpara.”

Më tej, trajneri i Kukësi flet edhe për merkaton. “Kemi biseduar me disa lojtarë cilësorë, por nuk vijnë dot për momentin, – ka thënë ai. – Mendoj që do marrim maksimumin në këtë ndeshje, por pa e nënvlerësuar Apoloninë. Nuk shkojmë për të barazuar me Apoloninë. Me Vllazninë mund të ishte normal një barazim, pasi luanim me ekipin kryesues të kampionatit. Nuk e mendojmë fare barazimin. Në fakt, ne nuk jemi dorëzuar për objektivat.”

“Pikët aty janë, kuptohet që nuk duhet ta përmendim titullin për momentin, – këmbëngul ish-lojtarë ikonë i verilindorëve. – E rëndësishme është të dalim nga kriza dhe t’i shohim gjërat dalëngadalë në vazhdim.” Hallaçi nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndryshimeve në skemë dhe në formacion për sfidën me fierakët. Do shikojmë në lidhje me ndryshimet. Kemi provuar module dhe lojtarë të ndryshëm. Nuk kemi mungesa, gjenda fizike e lojtarëve është e mirë. Janë të gatshëm dhe besoj se do të japin maksimumin”, – ka përfunduar trajneri i Kukësit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh