Formula 1 / Ndryshimet e makinave për 2021-shin, e pëson “Mercedes”-i

Share Button

AlbanianSport.com 18/01/2021 23:10

ASNN – Makinat e Formulës 1 për Botërorin e 2021-shit do të pësojnë disa ndryshime. “Mercedes”-i nuk do të përdorë më sistemin “DAS”, që e bëri të pakapshëm nga makinat e tjera. Me ndryshimet e lejuara nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA), makinat do të ulin 10% të aerodinamikës së tyre. Makinat e Formulës 1, për Botërorin e 2021, nuk do të jenë identike me ato të vitit 2020. Po, do të ketë një evolucion. Por shasia ose kutia e shpejtësisë nuk do të pësojnë ndryshime.

Sipas rregullores së FIA-s, këto nuk do të pësojnë ndryshime, për shkak të uljes së shpenzimeve si pasojë e epidemisë. Megjithatë skuadrat kanë kërkuar leje nga FIA, që të bëjnë të paktën disa modifikime në këto pjesë. Sipas rregullores, skuadrat mund të punojnë në aerodinamikë dhe lejohen disa evolucione në motor. Deri tani, makinat kanë humbur 10% të forcës së tyre. Gomat mezi kishin ndryshuar në sezonet e mëparshme kur shpejtësia në kthesa vazhdoi të rritej nga makinat.

Prandaj FIA u përpoq të kufizojë ngarkesën e makinave, në mënyrë që të mos ndikonin shumë te gomat “Pirelli”. Megjithatë, aerodinamika e pasme do të shkurtohet, kanalet e frenave do të rishikohen dhe fleksibiliteti në kanalet e tyre do të zvogëlohet me dy milimetra. Ky është thjesht një plan, sepse në praktikë ka skuadra, të tilla si “Mercedes”-i ose “Red Bull”-i, që tashmë besojnë se e kanë bërë këtë 10% të ndryshimeve. Ndër rregullat e vitit 2021 ekziston një seksion kushtuar “Mercedes”-it.

Kështu, “DAS”-i i famshëm është i paligjshëm nga ky sezon. Sistemi drejtues me bosht të dyfishtë që lejoi Hemiltonin dhe Botasin të korrigjonin boshtin e gomave gjatë garës, me shumë përfitime në provat zyrtare, nuk do të jetë më i përdorshëm. Kjo e detyron pilotin të përdorë një drejtim konvencional. Ndryshimi për ta është i vogël, por pasojat do të shihen nga Çmimi i Madh i Bahreinit. Nëse dominimi nuk do të jetë që të shtunën në prova, atëherë mund të thuhet se Mercedes e ka shfrytëzuar vakumin ligjor të vitit 2020.

Gjithashtu FIA ka ndaluar në mënyrë kategorike, kopjimin e një “Mercedes”-i, siç bëri “Racing Point” 12 muaj më parë. Nuk do të ketë shkëmbim informacioni midis ndërtuesve të makinave dhe të gjitha ekipet e projektimit do të duhet të jenë në gjendje të provojnë origjinën e secilës pjesë që ata paraqesin në provën e Bahreinit.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh