“adidas Stan Smith”, ikona që nisi nga tenisi, por fitoi zemrat kudo në botë

Share Button

AlbanianSport.com 17/01/2021 23:00

ASNN – Një “best-seller” i të gjitha kohërave, silueta minimaliste pas të cilës u apasionuan sportistët, artistët dhe gjithë grupmoshat kudo në botë, “adidas Stan Smith” doli për herë të parë në skenat e modës sportive në vitet 1960’ si një revolucion në botën e sportit. Ajo ishte silueta e parë e tenisit e prodhuar prej lëkurës. E veshur si fillim nga tenistët më të suksesshëm, “Stan Smith” nuk u mjaftua me kaq.

Shumë shpejtë ajo kaloi limitet e fushës, duke u ngjitur në skenat e artit dhe garderobat e të gjithëve kudo në botë. Sot, “adidas Stan Smith” është çertifikuar si atletja me e shitur në botë  nga Rekordet Botërore Guinness dhe së shpejti do të prodhohet 100% nga material i ricikluar. Le të hedhim një vështrim pas në kohë dhe të njihemi më mirë me historinë që fshihet pas ikonës “Stan Smith”.

 

“adidas Robert Haillet”

Ndoshta për ju nuk do të thotë asgjë, por është emërtimi që “Stan Smith” mori fillimisht. Modeli i parë u prezantua në vitin 1965 dhe adidas iu drejtua profesionistit francez të tenisit, Robert Haillet (Haije), për ta përfaqësuar atë. Por kur Haillet doli në pension, “adidas” duhej të gjente një imazh të ri, dhe është ky momenti kur Stan Smith hyri në lojë. Po, burri i qeshur në pjesën e gjuhës së atletes është realisht një person i vërtetë. Stan Smith ishte sportistp perfekt!

Tenisti amerikan fitoi “Uimbëlldon”-in në vitin 1972, teksa mbante veshur atleten “adidas Stan Smith”, me një promovimi ideal në 5 sete, në përpjekje për të dominuar fushën e lojës. “Stan Smith” fitoi një popullaritet të paimagjinueshëm si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Komoditeti dhe lëkura e fortë ndihmonin në një performancë të lartë, ndërkohë që silueta e pastër dhe minimaliste e bënte të lehtë për tu kombinuar me çdo gjë.

Një pikë e rëndësishme në historinë e atletes, në të cilën ja vlen të ndalemi është strategjia e vitit 2012 dhe 2013. “adidas” më qëllim ndaloi plotësisht prodhimin e “Stan Smith”. Qëllimi ishte të gjeneronte një ‘faktor të dëshiruar’, i cili funksionoi kur ata u rikthyen në treg në vitin 2014 me një mori bashkëpunimesh, për të arritur më tej majat më të larta.

 

Çfarë e bën “Stan Smith” madhështor?

Thjeshtësia e modelit! “Stan Smith” është padyshim atletja e vetme që mund të vishet me gjithçka, e gjithë kjo falë dizajnit minimalist. Ndryshe nga modelet paraardhëse qe kishin tre vijat karakteristike, “Stan Smith” kishte vrima në vend të tyre.

 

Si mund ti kombinoni?

Me “Stan Smith” kombinimet vijnë në një mënyrë shumë natyrale. Mendoni për bluzat e bardha, këmishat, xhinset e stilit urban, pantallonat klasike apo edhe fustanet, të gjitha shkojnë më së miri! Provoni të eksperimentoni me veshjet dhe “adidas Stan Smith” do të përshtatet me çdo detaj nga stili juaj. Nëse ende nuk e keni pjesë të garderobës, mos prisni më gjatë! Mund ta bëni tuajën në të gjitha pikat e autorizuara “adidas” në Shqipëri.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

AlbanianSport.com 15/11/2024 15:30 ASNN – Kristjan Asllani spikat te kuqezinjtë, mësoni vlerat e lojtarëve

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh