Moto GP / Çabati i “Dukati”-t: Pa Mark Markezin, “Honda” nuk fiton dot!

Share Button

AlbanianSport.com 17/01/2021 19:20

ASNN – Drejtori i “Dukati”-t, Paolo Çabati, përpara nisjes së Botërorit të 2021-shit, në Moto GP, ka sulmuar “Hondën”, duke vënë theksin se, pa Mark Markez, skuadra japoneze nuk fiton dot. Ndërsa ka deklaruar se “Dukati” i këtij sezoni është më i mirë se ai i vitit të kaluar. Ishte një nga debatet më të mëdha të Kampionatit Botëror të Moto GP-së para-sezonit 2020, beteja e ashpër dialektike që drejtuesit kryesorë të “Dukati”-t dhe “Hondës” bënë për sukseset e fundit të fabrikës së japoneze në nivelin më të lartë. Një debat që duket se dëshiron të rindezë markën nga Bolonja nëse marrim si referencë fjalët e fundit të Paolo Çabatit në “’Speedweek”.

“Kur them Mark Márkez, duket sikur ne po flasim për një pilot të jashtëzakonshëm, – ka deklaruar drejtuesi i skuadrës italiani. – Unë nuk dua të zhgënjej askënd te “Honda”, por mendoj se sezoni 2020 ka treguar se Mark Márkezi ka sjellë një ndryshim të madh te skuadra japoneze. Nuk mund të mohohet se Marku ka qenë e vetmja figurë kryesore te “Honda” gjatë 6 ose 7 viteve të fundit.” Më pas ai nënvizon fundin e mirë të sezonit, që Áleks Márkezi dhe Stefan Bradli kanë pasur me motorin “RC213V” dhe paraqitjet e mira të Taka’aki Nakagamit, teksa thotë: “Në 2020 Nakagami ka qenë piloti më i mirë i “Hondës” në shumicën e kohës.”

“Aleks Márkezi është paraqitur mirë në pjesën e tretë e të fundit të sezonit, – ka vijuar ai. – E njëjta gjë vlen edhe për Stefan Bradlin, i cili u bë gjithnjë e më i fortë në fund të sezonit.” Drejtori sportiv i “Dukati”-t ka bërë autokritikë në lidhje me paraqitjen e motorit “Dezmosediçi GP20”, duke deklaruar se epidemia e virusit korona i pengoi teknikët e komanduar nga Xhixhi Dal’Inja të përsosnin përmirësimet që ata kishin menduar: “Për shkak të mënyrën se si është ndërtuar motori ynë, ne kemi vuajtur pak më shumë nga gomat e reja të pasme sesa rivalët tanë, gjithashtu edhe “Jamaha” dhe “Suzuki”, – ka thanë Çabati.

“Por unë nuk dua të mohoj rezultatet e tyre, sepse ata kanë bërë një punë të shkëlqyer, – ka vijuar ai. – Ne thjesht nuk patëm kohë t’i zhvillonim idetë tona të reja sa duhet në praktikë, t’i vinim në provë dhe vetëm pastaj t’i aplikonim në gara. Kur bëmë garën e parë në Herez, pilotët tanë nuk kishin qenë në motor që nga testi i Katarit, pra, prej 5 muajsh. Përveç kësaj, inxhinierët tanë ishin larguar nga zyra jonë qendrore për javë të tëra për shkak të karantinës”. Por Paolo Çabati dërgon një mesazh optimizmi te tifozët, duke deklaruar se “Dezmosediçi GP21| do të jetë një motor shumë më i ekuilibruar dhe i përshtatur me gomën e pasme “Michelin”, që do të lejojë Xhek Millerin, Peko Banjajan dhe Johan Zarkonë të luftojnë për podiume.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh