AlbanianSport.com 15/01/2021 19:15
ASNN – Fundjava rikthen emocionet e Kampionatit Kombëtar të Futbollit të Femrave, që do të luajë të shtunën të gjitha ndeshjet e javës së 8-të. Në 6 ndeshjet e kësaj jave spikat përballja e vendit të dytë dhe 3-të, me Tirana AS-Apolonia që do të luajnë në Kamëz në orën 14:00 duelin e tyre. Vllaznia kryesuese do të luajë në fushë të huaj përballë Partizanit debutues, që do të kërkojë të marrë pikë ndaj kampionëve absolutë të Shqipërisë.
Tirana e vendit të katërt do të udhëtojë drejt Lushnjës, për të vizituar Stadiumin “Roza Haxhiu”, në një ndeshje që vendos përballë dy skuadra të cilat luajnë për herë të parë në histori në kampionatin e femrave. Ndërkaq, ekipi më i vjetër i topkëmbës së vajzave, Juban Danja, e cila lufton për vendet e para të renditjes, do të presë në shtëpi vajzat e Skënderbeut, të cilat, nga ana e tyre, kanë vetëm një fitore deri në këtë fazë të kampionatit.
Kinostudio do të udhëtojë drejt Shkodrës për t’u përballur me Akademinë AAS, me shkodranet që, në rast fitoreje do të barazoheshin me pikë me vajzat e trajnerit Gëzim Gjonpalaj. Dy vendet e fundit të renditjes, Bilishti dhe Teuta do të luajnë të shtunën në orën 13:00 në Stadiumin “Devolli” një ndeshje që mund ti japë skuadrës vendase pikët e para për këtë sezon.
Kampionati Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 8-të:
Të shtunën, 16 janar 2021:
Partizani – Vllaznia (12:00)
Akademia AAS – Kinostudio (13:00)
Juban Danja – Skënderbeu (13:00)
Lushnja – Tirana (13:00)
Bilisht Sport- Teuta (13:00)
Tirana AS – Apolonia (14:00)
Renditja
Nr. Skuadra Pikë
- Vllaznia 21
- Apolonia 18
- Tirana AS 16
- Tirana 16
- Juban Danja 15
- Kinostudio 12
- Partizani 9
- Akademia AAS 9
- Teuta 3
- Skëndërbeu 3
- Lushnja 3
- Bilisht Sport 0