“Tokio 2020”, në udhëkryq për mbajtjen e saj, Ministri japonez ngre pikëpyetje

Share Button

AlbanianSport.com 15/01/2021 17:55

ASNN – Për momentin është vetëm një hipotezë, por a nuk nis gjithçka kështu? Lojërat Olimpike të Tokios edhe mund të anulohen. Për herë të parë një ministër i qeverisë Japoneze pranon këtë mundësi. Shtimi i numrit të të infektuarve me virusin korona dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në 11 qytete të Japonisë shton rrezikun e anulimit të Olimpiadës së këtij viti.

Një ministër i kabinetit japonez, pranoi gjatë mbledhjes së të premtes se “gjithçka mund të ndodhë” me Lojërat Olimpike të Tokios të shtyra nga viti i shkuar në këtë vit për shkak të virusit “Covid-19”. Ai bëhet kështu zyrtari i parë i lartë që pranon pasigurinë në lidhje me Lojërat, ndërsa Japonia dhe vendet e tjera vazhdojnë të luftojnë me virusin dhe numrin e rasteve në rritje të të infektuarve.

Taro Kono, Ministër për Reformën administrative dhe Rregullatore, nuk përjashtoi mundësinë që Lojërat Olimpike të anuloheshin, me Tokion dhe rajone të tjera, aktualisht në gjendje të jashtëzakonshme, të paktën deri më 7 shkurt 2021. Ai është ministri i parë i kabinetit që devijon nga këmbëngulja e Kryeministrit Joshihide Suga se Japonia është në rrugën e duhur për të mbajtur Lojëra “të sigurta”.

Kjo, pavarsisht se një gjendje e jashtëzakonshme u zgjerua këtë javë, duke përfshirë rreth 11 rajone. “Duke patur parasysh situatën e virusit korona, gjithçka mund të ndodhë, – tha Kono, në një konferencë shtypi. – Për këtë arsye, Komiteti Organizator dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), natyrisht duhet të mendojnë për planet rezervë.”

“Megjithëse qeveria jonë po përgatitet me vendosmëri për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike”, – ka shtuar zyrtari japonez. Presidenti i “Tokio 2020”, Joshiro Mori, tha në një fjalim, para pak ditësh, se një shtyrje tjetër ishte “absolutisht e pamundur”. Mori gjithashtu tha se Japonia do të vendosë në muajt e ardhshëm nëse do të lejojë tifozët e huaj të jenë të pranishëm në Lojërat Olimpike.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh