Sonte luhen dy duelet e para të javës së 14-të, spikat Kukësi-Vllaznia

Share Button

AlbanianSport.com 15/01/2021 15:15

ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategoria Superiore do të rikthehet të premten në mbrëmje me dy ndeshje mjaft interesante, që luhen duke nisur nga ora 18:00. Kështu, luan Vllaznia kryesuese e kampionatit, kundër Kukësit që i ka mundur shkodranët në shtëpinë e vet, në Stadiumin “Loro Boriçi”. Prandaj është një mundësi për hakmarrje kjo, kurse nga ana tjetër Kukësi kërkon rezultat pozitiv pas 3 humbjeve radhazi dhe 10 golave të pësuar në këto ndeshje. Takimi luhet në Stadiumin “Elbasan Arena”.

Në Durrës Teuta do kërkojë të bëjë autokritikë pas disfatës me Vllazninë dhe kryesisht pas asaj loje shumë të dobët që zhvilloi. Përballë do ketë Bylisin, që do kërkojë si të tjerët të paktën mos të humbin në “Niko Dovana”. Megjithatë, Kukësi-Vllaznia është kryendeshja e javës së 14-të të Kategorisë Superiore. Verilindorët u shkaktuan humbjen e parë shkodranëve në këtë sezon në 29 nëntor 2020 duke fituar me rezultatin 2-4 në Shkodër. Kuqeblutë po bëjnë një sezon fantastik duke kryesuar kampionatin me 29 pikë pas 13 javëve.

Ndërsa nënkampionët e Shqipërisë ndodhen në momentin më të keq që kur janë ngjitur në Superiore. Kukësi nuk do të ketë shumë ndryshime në krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Laçit. Vendin e Besir Demirit, që mungon për kartonë, pritet ta zërë Albin Gashi, i cili do të rreshtohet në krahun e majtë të mesfushës. Trajneri Rrahman Hallaçi do t’i besojë sërish katërshes së mbrojtjes me Dragoshin në të majtë, Kotobellin në të djathtë dhe dyshen Lulaj-Bytyçi në qendër. Sa i përket portës, Hallaçi vazhdon të besojë te Tafa.

Ndërkohë, në mesfushë dilema e vetme është nëse do të luajë Limaj nga minuta e parë. Gjasat janë që aktivizohet Ymeri, duke formuar dyshen me Taipin në qendër. Ndërsa faza ofensive është me Leirën, Ibraimin dhe Ezenë. Ndërsa Vllaznia do të ketë katër mungesa në ndeshjen ndaj Kukësit. Përveç brazilianit Viktor da Silva të dëmtuar dhe kenianit Ismael Dunga që mungon prej një muaji, nuk do të jenë ta gatshëm as kapiteni Erdenis Gurishta dhe sulmuesi Ardit Hoxhaj. Dy të fundit janë të pezulluar për shkak të kartonëve.

Dhe kjo ka bërë që trajneri Tomas Brdariç të punojë me ekipin për të provuar zëvendësuesit e tyre. Nga sa është parë në stërvitje, Arsid Kruja, një nga lojtarët i qëndrueshëm në 6 javët e para të kampionatit, do të startojë titullar në këtë takim si mbrojtës i djathtë në vend të Gurishtës. Gjasat janë që skema nga 3-5-2 të bëhet 4-1-4-1 për t’iu përshtatur edhe kundërshtarit. Edhe ndryshimi tjetër në formacion pritet që të jetë sërish kokë më kokë. Në vend të Ardit Hoxhajt në sulm, duke ndihmuar boshnjakun Dilaver, do të jetë Arlind Kalaja, i cili mbulon krahun e djathtë të ofensivës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh