Teuta / Krasniqi: Në Shkodër dhamë gjithçka, me Bylisin, vetëm 3 pikët

Share Button

AlbanianSport.com 14/01/2021 21:40

ASNN – Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Bylisin ka dalë të enjten sulmuesi i Teutës, Blerim Krasniqi, i cili, ashtu si edhe trajneri Edi Martini, i është rikthyer fillimisht disfatës së pësuar në Shkodër me Vllazninë, në takimin e vlefshëm për javën e 13-të të Kategorisë Superiore. “Besoj se ne dhamë maksimumin në Shkodër, pavarësisht se nuk ishte dita jonë më e mirë, – tha ai. – Ndoshta duhej vlerësuar më shumë ndeshja. Ne dhamë maksimumin, pavarësisht humbjes.”

I pyetur nëse presioni e lejon të japë më të mirën, Krasniqi ka deklaruar: “Nuk mendoj që presioni është i madh, pasi në ndeshjet e fundit kemi shënuar edhe gola. Besoj se do i vijë momenti jonë e të çlirohemi nga ky ngërç dhe të ecim përpara”. Një problem për skuadrën bregdetare këtë sezon kanë qenë edhe golat e munguar dhe, për këto arsye, sulmuesit të durrsakëve i janë përmendur më pas edhe rastet e humbura prej tij.

“Normalisht më vjen keq për to, – është përgjigjuar ai. – Një sulmues matet me gola. Çdo sulmues e vuan atë pjesën e golit. Normalisht duhen vlerësuar të gjitha rastet, jo vetëm unë, dhe të tregohemi të ftohtë para portës. Sa gola do shënoj nuk mund ta them. Çdo sulmues do të shënojë sa më shumë.” Në fund, futbollisti i Teutës foli për sfidën me Bylisin dhe diferencën me Vllazninë: “Ndeshja me Bylisin vlen si të tjerat, duam tre pikët.”

“Futemi në fushë vetëm për fitore. Duam të marrim maksimumin nga kjo ndeshje. Diferenca me Vllazninë? Nëntë pikë nuk janë shumë, por nuk janë as pak. Ka ndeshje plot, ka shumë pikë në lojë, kemi edhe dy ndeshje direkte me Vllazninë. Besoj se ka kohë akoma për të rikuperuar”, – ka përfunduar futbollisti i Teutës, Blerim Krasniqi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh