Formula 1 shpall kalendarin e garave për sezonin e ri, ka ndryshime në data

Share Button

AlbanianSport.com 11/01/2021 22:00

ASNN – Kalendari i garave të Formula 1 për 2021 ka pësuar sërish ndryshime. Me shtyrjen e dy Çmimeve të Mëdha, të Australisë dhe Kinës, për shkak të epidemisë, FIA ka vendosur të vendosë dy gara të tjera në kalendar. Imola dhe Portimao do të presin garat e tyre. Formula 1 ka njoftuar kthimin e Imolas në kalendarin e 2021 pasi u detyrua të shtyjë garat në Australi dhe Kinë, për shkak të epidemisë. Gara e Melbërnit është shtyrë për në nëntor.

Formula 1 kishte miratuar kalendarin e 2021 me 23 gara, që do të fillonte në Australi, por është detyruar të bëjë disa ndryshime, pa nisur ende kampionati, për shkak të epidemisë së “Covid-19” që vazhdon ende. Fillimisht ishte Australia që lajmëroi se nuk do të ishte në gjendje të bënte garën e saj në 21 mars për shkak të kufizimeve të vazhdueshme të udhëtimit. Kësaj iu shtua edhe Kina, që kërkoi të shtunën një shtyrje të datës së garës së saj.

Të martën në mëngjes, Formula 1 ka publikuar, një version të ri të kalendarit të 2021, duke konfirmuar që Imola do të presë garën e dytë të sezonit në 18 prill të këtij viti. Ish-pista e Çmimit të Madh të San Marinos, zhvilloi garën e saj të parë në Formula 1, nëntorin e kaluar pasi iu shtua kalendarit të 2020, të rishikuar disa herë për shkak të epidemisë në Evropë. Suksesi i garës, bëri që organizatorët e Imolas të kërkojnë një marrëveshje të re për 2021.

Kjo, pas vendit bosh që u krijua në kalendar për shkak se Vietnami lajmëroi se nuk do ta bënte garën e saj. Imola dhe Portimao po kërkonin të zëvendësonin Vietnamin, por shtyrja e garave të Australisë dhe Kinës ka hapur vende për të dy pistat për t’iu bashkuar kalendarit të 2021. Megjithëse Portimao nuk është njoftuar ende nga F1, pista pritet të presë një çmim të madh këtë vit dhe do të marrë datën e caktuar për  Vietnamin si garën e 3-të e sezonit, më 2 maj, një javë para Çmimit të Madh të Spanjës në Barcelonë.

Gara e Australisë është shtyrë deri më 21 nëntor 2021, gjë që do të sjellë ndryshime në datat e garave të mbylljes së sezonit. Çmimi i Madh i Arabisë Saudite është shtyrë për një javë më vonë, në 5 dhjetor, ndërsa finalet e sezonit të Abu Dhabi tani do të zhvillohen në 12 dhjetor 2021. Formula 1 po punon për të gjetur një datë të re për  garën e Kinës, gjithnjë nëse do të anulohej një garë, pasi kalendari nuk mund të bëhet me më shumë se 24 gara.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh