AlbanianSport.com 10/01/2021 22:00
ASNN – Milani vuan mungesat në mesfushë. Mungesave të tjera i shtohet edhe Tonali, që u dëmtua në ndeshjen ndaj Torinos. Për këtë aryse, drejtuesit e klubit kuqezi, kanë filluar bisedimet me Torinon, për të sjellë në skuadër Meiten. Kështu, ka një tjetër mungesë te skuadra e Milanit. Gjatë ndeshjes kundër Torinos, arkivohet një tjetër dëmtim. E sërish në repartin e mesfushës. Bëhet fjalë për Sandro Tonalin, ish-mesfushorin e Breshias.
Ai ka pësuar një dëmtim në pulpën e majtë. Gjendja e tij do të vlerësohet nga stafi mjekësor në ditët në vijim, por emergjenca në repartin e mesfushës te Milan vazhdon. Këtyre dëmtimeve iu shtohet edhe Brahim Diazi, që ka dalë nga fusha duke çaluar. Pas verifikimeve të para, futbollisti ka një dëmtim në kavilje. Për këto arsye, drejtuesit e Milanit po kërkojnë një përforcim të menjëhershëm në mesfushë për skuadrën e Stefano Piolit.
Ideja e fundit ka qenë për mesfushorin e Torinos, Sualiho Meïtén, francezin me origjinë nga Bregu i Fildishtë. Menjëherë kanë filluar bisedimet midis Masaras dhe kolegut të tij te Torino, Davide Vagjati: “Marrëveshja do të përfshijë marrjen e futbollistit në formë huazimi, me të drejtë blerje prej 10 milionë Eurosh”, – shkruhet në faqen zyrtare të Milanit në Internet.