Edina Alvesh, gjyqtarja që do të shkruajë historinë e futbollit të meshkujve

Share Button

AlbanianSport.com 07/01/2021 22:25

ASNN – FIFA ka përzgjedhur brazilianen Edina Alveshin, si një nga 7 gjyqtarët kryesorë, që do të gjykojnë në ndeshjet e Botërorin e Klubeve në futboll, një veprimtari kjo që do të zhvillohet në muajin shkurt të këtij viti në Katar.  Kështu, Alveshi hyri në histori këtë javë kur u emërua si gjyqtare kryesore në Botërorin e Klubeve, që do të zhvillohet muajin e ardhshëm. Braziliania 40-vjeçare do të bëhet kështu femra e parë që do të drejtojë një ndeshje të futbollit profesionist për meshkuj, të organizuar nga FIFA.

“Asgjë nuk ra nga qielli për mua, – i tha ajo Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP) në një intervistë. – Kam punuar shumë, duke u përgatitur për ditën kur do të kisha një shans si ky.” Alveshi e quajti përzgjedhjen e saj në turneun në Katar, i cili zhvillohet nga data 1, deri më 11 shkurt, “një ëndërr të bërë realitet”. Ajo është diplomuar në Edukimin Fizik dhe në një botë ku meshkujt ende mbizotërojnë në lojë, ajo u përpoq të krijonte ekipet e futbollit për femra.

Por kurrë nuk pati mundësinë për të luajtur vetë në futbollin profesionist. Ajo e filloi gjykimin në vitin 1999, si ndihmëse e gjyqtarit kryesor në një ndeshje amatore. Alveshi filloi të aktivizohet në vitin 2000, herë si gjyqtare anësore e herë si e katërt. Ndërsa gjyqtare kryesore, ajo u bë në 2014. Në 2019, ajo u bë femra e parë që drejtoi një ndeshje të kategorisë së parë të futbollit të meshkujve në Brazil. Më tej, ajo gjykoi 4 ndeshje në Botërorin e futbollit të femra në Francë.

Duke përfshirë këtu edhe gjysmëfinalen midis Shteteve të Bashkuara dhe Anglisë. Përveç Alveshit, e cila u zgjodh si një nga 7 gjyqtarët kryesorë, kryesorë, FIFA gjithashtu emëroi Neuza Back të Brazilit dhe Mariana de Almeida të Argjentinës, si dy nga 12 gjyqtarët anësorë nga Amerikan Latine për Botërorin e Klubeve.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh