Tenis / Kupa “ATP”, konfirmohen 12 ekipet pjesëmarrëse të këtij edicioni

Share Button

AlbanianSport.com 06/01/2021 19:55

ASNN – 12 skuadra do të marrin pjesë në një turne tenisi që do të zhvillohet në Melbërn të Australisë, nga data 1, deri më 5 shkurt 2021. Ekipet përbëhen nga 4 tenistë. Serbia drejtohet nga Novak Gjokoviçi, ndërsa Spanja nga Rafael Nadali. Në këtë turne do të marrin pjesë 14 nga 15 tenistët më të mirë në renditjen botërore. Kështu, janë konfirmuar tanimë 12 ekipe kombëtare do të marrin pjesë në Kupën “ATP”, që do të zhvillohet në kompleksin “Melbërn Park” në 5 ditët e para të shkurtit 2021.

Turneu do të zhvillohet në të njëjtat fusha që do të presin më vonë Turneun e Hapur të Australisë (Australian Open 2021). Finalistët e vitit 2020, janë Serbia, që udhëhiqet nga numri një në botë, Novak Gjokoviçi, por edhe Spanja, që drejtohet nga numri 2 në renditjen botërore, Rafael Nadal. Lista e skuadrave finaliste plotësohet nga Argjentina, Italia, Austria, Japonia, Rusia, Franca, Greqia, Kanadaja, Gjermania dhe Australia.

Në këto ekipe luajnë 14 nga 15 tenistët më të mirë në renditjen botërore. Vetëm Rozher Federer do të mungojë, pasi nuk do të rishfaqet në fushë deri në mars, megjithëse nuk do të kishte luajtur sërish, pasi Zvicra nuk merr pjesë në këtë turne. Renditja për Kupën “ATP” për 2021-shin bazohet në renditjen e lojtarëve individualë të renditur më lart nga secili vend.

Australia është ndër ato që skuadra që zgjidhen me statusin e vendit mikpritës. Serbia është kampione në fuqi e këtij turne, pasi vitin e kaluar, mundi Spanjën 2-1 në finale. Shorti do të hidhet në 20 janar 2021, ku të 12 ekipet do të ndahen në katër grupe me nga tre skuadra për turin e parë. Katër fitueset e grupeve kalojnë në gjysmëfinale.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh