Duka: Kamoleze, i dobishëm, finalja e Ligës së Konferencës, historike (V)

Share Button

AlbanianSport.com 05/01/2021 19:25

ASNN – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë një intervistë për emisionin “Ora Sport” të gazetares Albana Bejko në RTV Ora, ku ka bërë një bilanc të vitit 2020 dhe ka analizuar ngjarjet kryesore të futbollit shqiptare. Kreu i organizmit që qeveris futbollin shqiptar ka folur për epideminë dhe ndikimin që Covid-19-ta pati gjatë këtij viti të vështirë, ndrysa ka bërë edhe një bilanc të Kombëtares dhe ekipeve zinxhir kuqezi.

Gjithashtu, Presidenti Duka ka prekur edhe çështjen e bojkotit të klubeve dhe shpreson akoma që qeveria të ndihmojë sportin, duke plotësuar kërkesat e drejta të komunitetit të futbollit, ndërkohë që sa i përket objektivave ai shprehet se Kombëtarja do të tentojë të arrijë në “play-off”-in e Botërorit 2022 pavarësisht se përballë do të ketë rivalë mjaft të fortë. Në vijim, AlbanianSport.com ju sjell pjesën e 5-të të kësaj interviste:

 

– Ka pasur edhe një tjetër lëvizje në role drejtuese sipas asaj që përflitet, më konkretisht drejtori i ri teknik i ekipeve kombëtare është Xhankarlo Kamoleze. Është thënë që ka ardhur prej disa muajsh, por nuk është bërë zyrtare nga FSHF. Pse ka ndodhur kjo?

– Kamolese është një njohje e vjetër e FSHF, madje ne 10 vite më parë kemi diskutuar me të edhe mundësitë e të qenit trajner i ekipit kombëtar dhe në atë kohë në Shqipëri do të vinte Xhovani De Biazi. Është vërtetë një profesor i botës së futbollit, i nivelit akademik. Është lektor në Koverçiano, ka qenë trajner i Torinos dhe autor i shumë librave apo studimeve për futbollin. I kemi propozuar që të jetë drejtor teknik i FSHF-së me shumë dëshirë dhe mendojmë që e bën shumë mirë atë punë. Kemi nisur një lloj bashkëpunimi që në verë, por ai akoma nuk e kishte vendosur nëse do të vinte përfundimisht, në një kohë që i ka shërbyer kjo periudhë për të njohur ambientin dhe për të propozuar projektin e tij në lidhje me strategjinë teknike, që ne mendojmë se duhet të bëjë drejtori teknik bashkë me drejtorinë teknike. Duket sikur jemi në momentet finale, por realisht akoma sot ne nuk kemi bërë një kontratë me Kamolezen dhe uroj që brenda janarit kjo të ndodhë dhe ai të nisë punë zyrtarisht.

 

– A ka ndikuar ndopak opinioni i Rejas për Kamolezen? Sepse thuhet që kanë marrëdhënie miqësore me njëri-tjetrin dhe trajneri e ka kërkuar ta ketë këtu…

– Personalisht e njoh qysh në kohën kur ne zgjodhëm De Biazin, është raportuar madje në media si kandidat për stolin e Kombëtares. Kemi biseduar edhe një herë tjetër rreth 5 vite më parë, kur Kamoleze ka qenë në Shqipëri për të njëjtën gjë, të cilën në atë kohë nuk e ka pranuar, sepse ishte i impenjuar në Koverçiano, ku vazhdon të jetë i impenjuar. Padyshim, që kemi marrë edhe opinionin e e Edi Rejas, sepse është një nga ekspertët më të mirë të futbollit në Itali dhe ka njohjet e veta. Ai e ka përkrahur opinionin tonë.

– Vendimi për zhvillimin në Tiranë të finales së edicionit të parë të Ligës së Konferencës në vitin 2022 ka qenë një lajm shumë pozitiv për futbollin shqiptar dhe jo vetëm. Sa prisni që të jetë fitimi, jo vetëm i Federatës dhe futbollit shqiptar, por i gjithë Shqipërisë nga ky kompeticion? Cilat janë pritshmëritë?

– Është vendim historik për futbollin shqiptar dhe për Shqipërinë në përgjithësi. Nuk ka pritur ndonjëherë Shqipëria aktivitete të rëndësishme të këtij niveli, sportive jo e jo, por edhe në fusha të ndryshme. Ka kohë që ka qenë një objektiv i joni, qysh në nisje të ndërtimit të stadiumit, madje gjatë fazës së projektit ne kemi aplikuar për të qenë pjesë e garave për të marrë finalen e një veprimtarie evropiane në Tiranë. Por nuk është thjesht një aplikim, një kërkesë, por është një volum i madh pune, që administrata e Federatës e ka bërë shumë mirë në bashkëpunim me të gjithë aktorët e tjerë, të cilët kanë qenë të gatshëm dhe shumë miqësorë me ne në mënyrë që të paraqisnim një prezantim sa më serioz. Nga të gjithë, nga institucionet shtetërore, nga sipërmarrësit në fushën e turizmit, aeroporti, etj., na kanë ndihmuar që ne të bëjmë një prezantim sa më të mirë dhe kjo ka bërë që ne t’i bindim vendimmarrësit që Shqipëria vërtetë mund të organizojë një finale të tillë. Jemi rrëzuar në një garë, kemi fituar në një garë tjetër dhe realisht objektiv më i bukur për ne ishte Liga e Konferencës për arsyen se është historike finalja e parë e një turneu dhe do të mbetet pikërisht në histori kjo ndeshje e luajtur në Tiranë. Jam i bindur që edhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka marrë vendimin e duhur, padyshim që nuk janë penduar, sepse ne edhe të gjithë aktorët e tjerë që përmenda, do të organizojmë një aktivitet perfekt për ta kthyer këtë në një mundësi për Shqipërinë dhe jo vetëm për futbollin shqiptar. Ky nuk është thjesht një benefit ekonomik. Padyshim që kjo nuk mungon, sepse shumë njerëz do të hyjnë dhe dalin në Tiranë gjatë kësaj periudhe, por është edhe një benefit për të prezantuar vendin tonë në Europë dhe unë mendoj që ky është benefiti më i madh.

 

– Jeni shprehur së fundmi se jeni optimist që do të ketë një ndihmë nga UEFA sa i përket pjesës së fushës së stadiumit “Air Albania” që duhet ribërë. Bëhet fjalë për një investim rreth 900 mijë euro që nevojitet. A keni marrë një përgjigje nga UEFA për këtë çështje?

– Ne tashmë e kemi vendosur që do ta rinovojmë fushën e stadiumit, që në janar kemi nisur punën për vendosjen e impiantit të ndriçimit, që zëvendëson atë që i mungon stadiumit, rrezet e diellit apo edhe ventilimin, që janë vërtetë të kushtueshme. Kjo procedurë do të bëhet për ndeshjen e marsit, për të përmirësuar fushën aktuale që është. Ne edhe mund ta kishim ndërruar për të bërë një fushë hibride, që do ta stabilizonte përfundimisht kualitetin e fushës, por duke pasur parasysh periudhën janar-shkurt, që nuk është përshtatshme për mbjelljen dhe rritjen e barit, ky proces do të bëhet pas marsit dhe do të jetë gati në qershor përfundimisht. Por gjithsesi fusha në mars do të jetë goxha e përmirësuar, por e njëjta fushë. Në qershor do të kemi fushën e re me bar të përforcuar. Në projektet që ka UEFA ne kemi përfituar diçka për stadiumin dhe nuk është se jemi shumë komod, por duke pasur parasysh që në këtë stadium do të luhet edhe finalja e Liga e Konferencës në 2022, duke pasur parasysh gjithë këtë investim të madh dhe Federatën tonë që është le të themi me financa të kufizuara ne e kemi kërkuar këtë suport nga UEFA dhe kemi besim që në mos 100% do të na mbështesë me një pjesë të saj.

 

– Meqenëse jemi në këtë ndryshim kapitujsh, doja të dija çfarë ka mbetur ka u finalizuar, cilat nga objektivat që keni pasur në krye të Federatës dhe një synim për vitin 2021?

– Objektivi kryesor i nisur, jo në 2021-n, por edhe më parë dhe që mendoj se i duhet futbollit shqiptar është ndryshimi i infrastrukturës. Padyshim që në Shqipëri janë bërë shumë investime, qoftë nga FSHF, qoftë nga qeveritë apo bashkitë, por janë të pamjaftueshme për atë që duhet dhe ndryshimi i kësaj infrastrukture dhe nëse ne vërtetë do t’i ndërtojmë ato 100 fushat do na jepte një hov cilësor. Sepse direkt do të ndikonte në rritjen e numrit të fëmijëve që do të luajnë futboll dhe rritja e këtij numri padyshim që do të sillte edhe futbollistë cilësorë, përveç të tjerave. Objektivat tonë mbeten infrastruktura, futbolli i fëmijëve dhe futbolli i vajzave. Ne e kemi nisur me vonesë, kemi bërë hapa shumë të mirë deri tani, jemi përqendruar shumë dhe e kemi incentivuar e do ta incentivojmë akoma më shumë që të kemi sa më shumë vajza që luajnë futbolll, që arbitrojnë futboll, që drejtojnë në futboll e që janë pjesë e lojës sonë, pjesë e komunitetit sportiv. Këto janë objektivat kryesorë për të ardhmen, pastaj rezultati, kualifikimi apo ngjitja, këto janë objektiva të përhershme në sport.

 

– Janë objektiva e plane afatgjata, kështu që kam përshtypjen që lind nevoja edhe për një mandat tjetër mesa po kuptoj?

– Çdo njeri me apo pa mandat në çdo lloj fushe të jetës duhet të ndërtojë strategji afatgjata të bazuara në shifra dhe fakte, të argumentuara mirë e duke qenë i sigurt se ku do që të shkosh. Mirë është që ti ose kushdo tjetër t’i vazhdojë ato strategji për të mirën e punës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh