Duka: Kombëtarja, mision i përmbushur, do të synojmë “play-off”-in e Botërorit (IV)

Share Button

AlbanianSport.com 05/01/2021 16:25

ASNN – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë një intervistë për emisionin “Ora Sport” të gazetares Albana Bejko në RTV Ora, ku ka bërë një bilanc të vitit 2020 dhe ka analizuar ngjarjet kryesore të futbollit shqiptare. Kreu i organizmit që qeveris futbollin shqiptar ka folur për epideminë dhe ndikimin që Covid-19-ta pati gjatë këtij viti të vështirë, ndrysa ka bërë edhe një bilanc të Kombëtares dhe ekipeve zinxhir kuqezi.

Gjithashtu, Presidenti Duka ka prekur edhe çështjen e bojkotit të klubeve dhe shpreson akoma që qeveria të ndihmojë sportin, duke plotësuar kërkesat e drejta të komunitetit të futbollit, ndërkohë që sa i përket objektivave ai shprehet se Kombëtarja do të tentojë të arrijë në “play-off”-in e Botërorit 2022 pavarësisht se përballë do të ketë rivalë mjaft të fortë. Në vijim, AlbanianSport.com ju sjell pjesën e 4-t të kësaj interviste:

 

– Ndalemi pak te Kombëtarja. Në vitin 2020 që lamë pas, Liga e Kombeve ka qenë testi kryesor për kombëtaren. Deri diku jemi shprehur të kënaqur për pozicionin që arritëm, vendin e parë në grup, megjithatë a ishte testi real për Kombëtaren tonë duke pasur parasysh edhe kundërshtarët?

– Testi ishte i vështirë, sepse ishte në kohë të vështira. Në kohë pandemie, ku trajneri nuk mund të parashikonte formacionin me të cilin do të luante në ndeshjen e ardhshme, për arsye të protokolleve, për arsye të infektimeve me Covid-19, për arsye të moslejimit të futbollistëve nga disa shtete për të marrë pjesë në aktivitet. Pra, ka qenë vërtetë i veçantë, i vështirë, por gjithsesi në fund mund të themi që ia dolëm mbanë. Nuk mund të themi që ia dolëm me bindje. Ishte më shumë një aktivitet për t’u mbaruar dhe le të themi për t’u fituar se sa testi real për këto arsye. Por në një farë mënyre për ta parë gjysmë plot gotën, kjo na bëri që të testojmë më shumë futbollistë të rinj, të cilët vërtetë bënë një paraqitje të mirë dhe të cilët vërtetë i japin shpresë ekipit për të ardhmen, na japin më shumë besim për të ardhmen. Mbase po të mos ishim në kushte të pazakonta iniciativa për t’i aktivizuar këto të rinj 18-19 vjeçarë, që është e paprecedentë në Shqipëri, do të ishte paksa më e stepur, pra nuk do ta merrnim këtë iniciativë. Kështu që në këtë këndvështrim më mirë që kemi aktivizuar të rinj, testin nuk mund ta konsiderojmë real. Test real do të jetë nëse në eliminatore do të kthehen tifozët, do të përfundojë kufizimi i lëvizjeve dhe çdo ekip do të ketë të gjitha potencialet e veta në dispozicion, siç shpresojmë të jetë viti 2021.

 

– Sfida e radhës do të jenë eliminatoret e Botërorit 2022. Është folur pasi pamë edhe shortin, pasi u zbuluan edhe kundërshtarët, u tha se objektivi kryesisht është vendi i tretë. Megjithatë, po ashtu është folur edhe për një objektiv të fshehur të Dukës, që është synimi për vendin e dytë. Besoni fort që edhe kjo mund të ndodhë. Ka pasur një diskutim mes jush dhe trajnerit Reja për ta bërë të mundur këtë gjë?

– Asnjë skuadër pothuajse në Evropë nuk është e lehtë, asnjë ndeshje nuk ftohet në letër, asnjë ndeshje nuk humbet në tavolinë. Kështu që duhet t’i përgatisësh mirë. Padyshim që procedura me të cilën hidhet shorti, vazot nga vijnë, niveli i ekipeve, Anglia është një ekip shumë i mirë. Hungaria gjithashtu ka një moment shumë të mirë dhe fatkeqësisht kemi një histori shumë të keqe me hungarezët. Shqipëria nuk ka fituar asnjëherë në të gjithë historinë e saj kundër Hungarisë. Polonia një ekip tjetër shumë i madh me lojtarin më të mirë të vitit në formacion, por edhe me shumë talente të tjera e që kanë bërë mirë. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet t’i provojmë të gjitha shanset tona. Çdo pozicionim nga vendi i parë e deri te treti do të ishte i kënaqshëm, por gjithsesi duhet të tentojmë për të shkuar në “play-off”. Ne akoma pretendojmë të shkojmë në “play-off” qoftë edhe nga Liga e Kombeve apo nga vendi i dytë i eliminatoreve të Botërorit, por në renditjen e Liga e Kombeve ne jemi në vendin e 11-të dhe nëse le të themi 9 nga këto skuadra të kësaj renditjeje do të pozicionohen në vendet e para dhe të dyta në eliminatoret e Botërorit atëherë ne mund të sigurojmë një vend në “play-off” nga Liga e Kombeve. Faktikisht, prandaj ajo fitorja e munguar me Lituaninë do të na peshojë, sepse po ta kishim fituar atë ndeshje në Tiranë mbase nuk do të ishim në vendin e 11-të, por mund të ishim në vendin e 10-të dhe shanset tona për play-off do të ishin edhe më të mëdha. Ne kemi një skuadër kompetitive dhe unë kam besim se mund të luajmë si të barabartë ndaj çdo kundërshtari. Ne na ka marrë edhe Andorra barazim në Elbasan në nëntor të 2019-s, por ne mund të fitojmë kundër Anglisë në Tiranë padyshim.

 

– Në mars do të presim Anglinë, një skuadër që besoj çdo tifoz shqiptar do të donte ta shihte në stadium. Kur do të nisin tentativat e Federatës me qeverinë për të rikthyer të paktën një pjesë tifozësh në shkallët e stadiumeve?

– Nuk mund të themi asgjë për momentin, kjo padyshim është edhe dëshirë e jona, dëshirë e të gjithëve e sidomos e futbollistëve, të cilët duan të kenë motivimin e tifozëve në shkallët e stadiumit. Edhe ne kemi aq shumë nevojë për atmosferë në fund të fundit pas gjithë këtyre zhvillimeve jo pozitive, por kjo nuk varet nga ne. Varet se si do të shkojë grafiku i përhapjes së virusit në Shqipëri, por uroj shumë që të kemi tifozë dhe duket jo vetëm si një urim, por si një shpresë reale.

 

– Rezultatet në ekipet kombëtare të moshave për vitin 2020 si do t’i vlerësonit? Kemi bërë hapa para?

– Me të gjitha ekipet kombëtare ne kemi bërë shumë aktivitete, grumbullime, miqësore, seleksionime, testime. Ne vazhdojmë të bëjmë akoma, por fatkeqësisht aktivitetet ndërkombëtare zyrtare për këtë vit, aty ku maten forcat në një farë mënyre, nuk kemi patur. Ekipi Shpresa për mua, jo vetëm që bëri një edicion shumë të mirë, duke u klasifikuar në vendin e tretë në grup, gjë që nuk e kemi arritur asnjëherë pas viteve ‘90, por edhe solli shumë futbollistë të rinj. Nga ndeshja në ndeshje më shumë se 5-6 futbollistë kanë kaluar nga ekipi i Nën-21-vjeçarëve te Kombëtarja A. Kjo tregon një zhvillim pozitiv. Ekipet e moshave Nën-15, Nën-17, Nën-19-vjeçarët janë stërvitur e janë testuar në aktivitete e seleksionime të brendshme, por akoma nuk kanë marrë pjesë në teste zyrtare.

 

– Ndërkohë një projekt i lënë në mes ishte ai i trajnerit Nevil Dede, i cili tashmë është transferuar te skuadra e Tiranës, dhe kombëtares së Nën-19-vjeçarëve. Jeni të zhgënjyer për faktin që Dede u largua nga kuqezinjtë?

– Absolutisht jo. Ai para se të merrte një vendim ka diskutuar me ne. Ka menduar se është momenti që ta ndihmojë klubin e Tiranës dhe të ndërmarrë një aventurë të re, në të cilën ne e kemi mbështetur dhe përkrahur në fund të fundit. Vetë Nevili dhe çdo trajner tjetër duhet të japin kontribute maksimale për futbollin dhe pak rëndësi ka, nëse e bën për ekipin kombëtar apo për klubet.

 

– Kush do të jetë pasuesi i tij në stolin e ekipit e Nën-19-vjeçarëve?

– Do të riorganizojmë të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave, sepse u ka përfunduar kontrata të gjithëve. Mund të ketë rikonfirmime, mund të ketë lëvizje, kjo do të jetë pjesë e diskutimeve. Ne kemi bërë një riorganizim total teknik në FSHF, kështu që do të ulemi bashkë me stafin teknik së shpejti.

 

– A është Emanuel Egbo në planet e Federatës? Sepse është folur që ka pasur kontate me të për këtë post.

– Nuk e di, të gjithë mund të jenë të mundshëm, do t’i shohim me radhë të gjitha opsionet.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh