AlbanianSport.com 04/01/2021 16:25
ASNN – Stefën Këri është padyshim protagonisti kryesor në ndeshjet e fundit të kampionatit amerikan të basketbollit, NBA. Dy herë lojtari më i mirë (MVP) i sezonit, ka realizuar shumën më të madhe të pikëve, në karrierën e tij, plot 62, në fitoren e arritur nga skuadra e tij, Gollden Stejt, kundrejt Portlendit.
Uorriërs kanë mundur skuadrën kundërshtare me rezultatin 137-122. Si në kohët e vjetra, Gollden Stejti, rikthehet te fitorja pas humbjes së dy ditëve më parë, të pësuar nga i njëjti kundërshtar. Kjo falë një paraqitje të jashtëakonshme të Stefën Kërit, që arrin të realizojë 62 pikë.
Nga 16 gjuajtje nga distanca, plus-minus 20 metra, ai realizoi 8, gjë që tregon saktësinë e tij në këtë ndeshje. Portlendi nuk arriti dot asnjëherë ta verë në diskutim epërsinë e ekipit kundërshtar, të udhëhequr nga Këri. Të dyja skuadrat tashmë ndodhen në kuotën 500, me tre fitore e tre humbje secila.