AlbanianSport.com 23/12/2020 19:15
ASNN – Futbollisti vlonjat, Ardit Hoxhaj, ishte ai që i dha fitoren Vllaznisë ditën e sotme ndaj Apolonisë, me golin e shënuar 5 minuta para fundit të pjesës së parë. Pas përfundimit të ndeshjes, duke folur për mediat, sulmuesi foli fillimisht për gjendjen e tij fizike. “Është e vërtetë, unë në fazën përgatitore kisha dëmtim dhe vetëm në fillim të kampionatit jam kthyer, – tha ai. – Trajneri më ka ndihmuar shumë dhe më tha se tani është shansi im.”
“Trajneri ka bërë rotacione ndeshja pas ndeshjeje dhe ne nuk kemi hatër mbetje me njëri-tjetrin”, – ka vijuar futbollisti kuqeblu, i cili foli më pas edhe për ndjesinë që i jep kreu i renditjes. “Është një ndjenjë shumë e veçantë, të cilën nuk e kisha përjetuar prej kohës, që kur isha pjesë e Skënderbeut, – pohon Hoxhaj. – Në Shkodër e përjetojnë shumë futbollin dhe kjo na jep më shumë motivim.”
“Unë jam mësuar që të luaj në krahë dhe të futen në situata një kundër një, tani duhet të luaj me shpinë, mundohemi të sulmojmë portën, – ka vijuar 26-vjeçari. – Duhet të vendosem shumë mirë në zonë. Një gjë që më ka bërë përshtypje te Vllaznia është organizimi që bëjmë për një ndeshje. Ne bëjmë lojë sulmuese. Kjo është diçka ndryshe nga futbolli që luhet në Shqipëri. Ne na kërkon trajneri që të sulmojmë që në fillim të ndeshjes.”