Legjionarët / Mbrojtësi kuqezi, Kumbulla: Roma do të ringrihet përsëri

Share Button

AlbanianSport.com 21/12/2020 20:00

ASNN – Mbrojtësi i ri i Kombëtares kuqezi analizon ecurinë me verdhekuqtë e kryeqytetit italian. Nuk ka luajtur në humbjen që e thellë, 1-4, që Roma pësoi të dielën përballë Atalantës, por kjo e ka penguar për të bërë një analizë të ftohtë të skuadrës së tij. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla ka folur gjatë për mikrofonin e “TeleRadioStereo”, duke e nisur që nga dështimi në Bergamo.

“Ne do të flasim me trajnerin për atë që nuk shkoi mirë dje, – ka deklaruar ai për radion në fjalë. – Në pjesën e dytë kemi rënë shumë, kemi luftuar ndaj një skuadre të fortë. Ne duhet të rifillojmë përsëri, nëse shohim vetëm të kaluarën, nuk përmirësohemi kurrë. Ne duhet të shohim gabimet dhe të përpiqemi të mos i përsërisim ato.” Me humbjen në takimin e vlefshëm për javën e 13-të, ekipi kryeqytetas ka mbetur prapa në raport me 3-shen e kreut, por Kumbulla beson tek ringritja e skuadrës së tij.

“Ne do ta provojmë, ne e kemi bërë këtë edhe nëse kemi barazuar ndaj Juventusit dhe Milanit kemi treguar se mund ta luajmë ndaj të gjithëve, – ka thënë 20-vjeçari. – Të dielën ka shkuar keq në pjesën e dytë, por ne do ta bëjmë përsëri me skuadrat e tjera.” Për mbrojtësin e ri kuqezi, nuk ka patur ndonjë ndryshim midis Veronës dhe Romës sa i përket përvojës së tij.

“Nuk e ndjej ndryshimin sepse unë u përqendrova menjëherë te skuadra dhe doja të më shihte trajneri, – ka thënë Kumbulla. – Jam shumë i qetë, më pëlqen të jem në shtëpi dhe për këtë arsye sillem në Romë siç u solla në Peskiera. Gjithçka është ndryshe nga viti i kaluar, unë tashmë kam mësuar shumë me Ibanjezin, Smallingun dhe Mançinin. Tashmë tani ndihem shumë më mirë sesa kur mbërrita.”

Natyrisht, ai mund t’u shpëtonte pyetjeve pse zgjodhi Romën dhe jo Interin apo Lacion. “Roma menjëherë më tregoi interes, pastaj falë tifozëve, trajnerit dhe ekipit u binda. Nuk dyshoja”, – ka përfunduar Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh