AlbanianSport.com 20/12/2020 16:20
ASNN – Kreu i skuadrës së “Suzuki”-t analizon sezonin e kushtëzuar nga epidemia e “Covid -19”-ës. Një sezon krejt i ndryshëm nga sezonet e mëparshëm, por që më tepër favorizoi rivalet sesa kampionin e botës dhe skuadrën e tij. Kështu mendon kreu i skuadrës së “Suzuki”-t, Davide Brivio, duke bërë një analizë të një sezoni të Moto XhiPi-së të kushtëzuar nga epidemia e “Covid -19”-ës. Kreu i skuadrës së “Suzuki”-t, Davide Brivio, ka deklaruar se dy garat në të njëjtën pistë u shkuan më tepër për shtat ekipeve rivale në Moto GP gjatë 2020-ës.
Kalendari i këtij viti u rishikua dhe u shkurtuar ndjeshëm, për shkak të epidemisë së virusit korona, me vetëm 14 gara të zhvilluara, nga 20 të planifikuara, të përqendruar në Evropë. Nga këto 14 gara, ishin 5 pista, ajo e Herezit në Spanjë, ajo e Austrisë, ajo e Mizanos në Itali dhe ato të Aragonit dhe “Rikardo Tormo”-s në Spanjë, mirëpritën secila dy gara të njëpasnjëshme. Në fakt, kampioni i sapokurorëzuar i botës, Joan Mir, ishte piloti që paraqitej më mirë në garën e dytë të së njëjtës pistë, Brivio beson se, përkundër këtij fakti, ishin rivalët e “Suzuki”-t që bënë hapa të mëdhenj nga njëra garë tek tjetra.
I pyetur për dallimin më të madh për skuadrën japoneze në 2020-ën në krahasim me një vit normal, Brivio tha: “Përgatitjet ishin krejt ndryshe, sepse, që nga testet në Katar, ne ishim në karantinë. Por duhet të sqaroj këtu, që, edhe në karantinë, inxhinierët tanë nuk reshtën së punuar, duke zhvilluar takime “online”, duke zhvilluar teknologjinë dhe duke analizuar të dhënat. Dhe, ku mundëm të rifillonim, gjëja më e vështirë kanë qenë 3 garat radhazi. Kjo ishte krejt ndryshe nga e sezonet e mëparshme, ashtu siç ishin edhe dy garat radhazi në të njëjtën pistë brenda një jave.”
“Kjo, mendoj, që i ndihmoi më tepër konkurrentët tanë sesa na ndihmoi neve”, – shtoi ai. Ndërkaq, si kampion në fuqi, Joan Miri ma mundësi të mbajë nr. 1 në motorin e 2021-shit, diçka që nuk ka ndodhur në Moto GP që kur Kejsi Stoneri e përdori atë në 2012-ën. Miri nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të këtij numri, por në listën paraprake për 2021-shin është regjistruar me numrin e tij të zakonshëm, “36”-ën. Kreu i “Suzuki”-t, Brivio, deklaroi se do të ishte kënaqësi ta shikonte Joan Mirin të garonte me atë numër në motorin e tij, por vendimi përfundimtar ishte i vetë pilotit.