AlbanianSport.com 20/12/2020 15:25
ASNN – Burreli dhe Dinamo ndajnë nga një pikë, takimi erdhi drejtpërdrejt në RTSH Sport. Është mbyllur sot java e 8-të e Kategorisë së Parë, me dy përballjet e fundit, të vlefshme për Grupin B apo grupin e Veriut. Në takimin e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, Burreli e Dinamo janë ndarë me rrjeta të paprekura.
Pasi ka luajtur të shtunën 5 prej takimeve të javës së 8-të, ku mbizotëruan 3 fitoret e vendaseve dhe dy barazime, niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtën të dielën dy përballjet e fundit, të vlefshme për Grupin B apo grupin e Veriut. Në takimin e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, Burreli e Dinamo janë ndarë me rrjeta të paprekura.
Në fakt, ka qenë një sfidë e luftuar fort kjo përballje, pasi të dyja skuadrat kanë qenë më të përqendruara që të shkatërrojnë lojën e njëra-tjetrës, sesa të ndërtojnë aksione të mirëfillta për shënimin e golit dhe, për rrjedhojë, edhe ato pak mundësi që u paraqitën, ishin më tepër nga goditjet e lira apo goditjet e këndit. Në pjesën e parë, që u mbyll me rrjetë të paprekura, të dyja skuadrat ishin të barabarta në lojë.
Ndërsa në atë të dytën, skuadra vendase, e drejtuar nga trajneri Samuel Nikaj u përpoq shumë të fitonte, pasi luante në shtëpi dhe rastet nuk i munguan. Por Dinamo, duke e qenë e kujdesshme, e mori një pikë që i mjaftonte në një vizitë të vështirë si kjo në Burrel, që u mbyll në barazim 0-0. Kështu, Dinamo mban kreun e grupit A, me 17 pikë, një më tepër sesa Korabi dhe dy më tepër sesa Burreli.
Të dielën u luajt edhe ndeshja tjetër, Partizani B-Veleçiku, që u mbyll në barazim 1-1. Të kuqtë realizuan me anë të mbrojtësit Florian Peqini, ndërsa ekipi nga Kopliku barazoi me Shekajn, që u tregua i saktë nga pika e bardhë.