“Ferrari”, me “dy krena”, Sharl Lëklerk & Karlos Sainz, me të drejta të barabarta

Share Button

AlbanianSport.com 20/12/2020 13:35

ASNN – Sharl Lëklerk dhe Karlos Sainz i riu janë takur me Drejtorin e Përgjithshëm të Ferrarit, në përgatitje për nisjen e sezonit të ri të Formula 1. Binoto është shprehur se nuk do të ketë pilot të parë e të dytë, por të dy do të jenë të barabartë. Ata do të luftojnë për të marrë pikët maksimale për skuadrën. Pra, Sharl Lëklerk dhe Karlos Sainz do të fillojnë sezonin e Formula 1 në 2021 me status të barabartë te Ferrari. Kështu është shprehur drejtori i përgjithshëm i skuadrës së kuqe, Matia Binoto.

Edhe pse Lëklerk do të hyjë në sezonin e tij të tretë me ekipin italian, ndërsa ish-piloti i “Toro Rosso”-s, “Renault” dhe “MekLaren”-it, Karlos Sainz është gati të nisë konkurrimin atje, Binoto e ka bërë të qartë se nuk do të ketë pilot numër një. “Nuk ka asgjë të shkruar në kontratën e Sharlit që të jetë udhëheqësi i ekipit, – tha ai. – Mendoj se të dy do të jenë të lirë të luftojnë për të fituar. Unë mendoj se është e rëndësishme që ata të mos dëmtojnë veten dhe shokun gjatë garës.”

“Pasi ata do të kenë mundësi të barabarta, gjatë gjithë sezonit”, – shtoi Binoto, i cili tha se përparësia e Ferrarit do të ishte gjithmonë marrja e pikëve maksimale për konstruktorë. “Prioriteti ynë kryesor, është të marrim pikët maksimale si ekip, – pohoi ai. – Pra, mund të ndodhë që në disa gara, do të jetë e rëndësishme që të dy në një farë mënyre të ndihmojnë ekipin, të pranojnë vendimet e tij, në interes të ekipit. Edhe gjatë sezonit, nëse do të ketë një avantazh të qartë të njërit pilot ndaj tjetrit, do të ketë një diskutim të hapur midis të dyve.”

“Do të shohim se si ne mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin, por gjithnjë në të mirë të ekipit, sepse marrja e sa më shumë pikëve është përparësia e parë”, – ka shtuar italiani. Duke folur për përvojën e tij të re te “Ferrari”, Karlos Sainzi tha se kontakti fillestar i të qenit në objektin përrallor në “Maranelo” ishte diçka që ai do ta mbante mend për gjithë jetën e tij. “Është hera e parë që takohem me fabrikën e kuqe, e cila është padyshim, siç mund ta imagjinoni, është mjaft e veçantë”, – tha spanjolli.

“Është një ditë e veçantë për mua në përgjithësi, të cilën nuk do ta harroj kurrë. Unë jam plotësisht i gatshëm, plotësisht i motivuar për këtë sfidë të re”, – ka përfunduar piloti i “Ferrari”-t, Karlos Sainz.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh