Kosova / Plot 14 mungesa, “Covid-19” gjymton ekipin e Nën-21-vjeçarëve

Share Button

AlbanianSport.com 11/11/2020 21:50

ASNN – Mediat e Prishtinës kanë bërë të ditur se përfaqësuesja e Nën-21-vjeçarëve të Kosovës pritet të përballet me shumë mungesa për dy ndeshjet e fundit të grupit të Eliminatoreve të Evropianit të kësaj grupmoshe. Alban Ajdini qëndroi për dy javë i izoluar me t’u kthyer në Zvicër pas grumbullimit me përfaqësuesen e kësaj grupmoshe të Kosovës për dy ndeshjet e muajit të kaluar, atë kundër Austrisë dhe Andorrës. Ajdini u ftua sërish nga trajneru Rafet Prekazi për ndeshjen kundër Shqipërisë, që e luan të premten në “Fadil Vokrri” dhe atë kundër Turqisë në Samsun.

Por Ajdini, që luan për Servetten, do t’iu mungojë “Dardanëve” të rinj këtë muaj, pasi në testin për koronavirus ka rezultuar pozitiv. “Kam dalë sërish pozitiv”, ka thënë Ajdini të mërkurën për mediat e Prishtinës. Për shkak të virusit korona nuk ka mundur të grumbullohet me Nën-21-vjeçarët e Kosovës as Donat Rrudhani i ekipit tjetër nga Zvicra, Aaraut. Rrudhani është izoluar dhe nuk është lejuar të udhëtojë drejt Kosovës, me arsyen se disa bashkëlojtarë të tij kanë rezultuar pozitivë në testin për “Covid-19”. Por këta dy futbollistë nuk janë të vetmit që do t’i mungojnë Kosovës, për shkak të virusit korona, për ndeshjet e këtij muaji në kuadër të Eliminatoreve për “Euro 2021”.

Menaxheri i përfaqësueses së Kosovës së Nën-21-vjeçarëve, Zgjim Sojeva, ka theksuar se para se të shpallej lista e lojtarëve, pozitiv në njërin prej testeve të bëra për virusin korona ka dalë edhe Ermal Krasniqi i Ballkanit. Pozitiv ka dalë edhe Fuad Rahimi i Vaduzit, që po ashtu është një mungesë e madhe. “Edhe Gëzim Pepsi ka qenë i parashikuar të vinte për këtë ndeshje, por nuk është lëshuar nga klubi për shkak të mungesave dhe të infektuarave me “Covid-19”, – ka thënë Sojeva. – Klubi i tij ka ndeshje këto ditë dhe synon të ngrihet në elitë.”

“Ndërkohë, Edi Sylisufaj nuk ka ardhur me arsyetimin se dëshiron të mbetet pjesë e klubit dhe të stërvitet për ta kthyer vendin e titullarit, – ka vijuar ai. – Destan Bajselmani është në listë, por është lënduar dhe do të mungojë dhe shkaku i mungesave janë ftuar Ramiz Bytyqi, Almir Kryeziu dhe Valmir Veliu. Kemi edhe mungesat e konfirmuara më herët të Eris Abedinit, Kreshnik Hajrizit, Lirim Kastratit dhe Mirlind Dakut.” Në fakt, në grumbullimin e muajit të shkuar Eris Abedini, Florian Smakiqi, Kreshnik Hajrizi dhe Lirim Kastrati dolën pozitiv në COVID-19.

Kurse Daku është grumbulluar me përfaqësuesen A të Kosovës, tek e cila debutoi në miqësoren ndaj Shqipërisë. Për dy ndeshjet e këtij muaji, Kosova e kësaj grupmoshe ka tri ditë që ka nisur përgatitjet, por vetëm të mërkurën ka qenë e kompletuar. Në stërvitje i janë bashkuar Valmir Veliu, Qëndrim Zyba, Bujar Pllana dhe Florian Smakiqi. Të gjithë futbollistët janë bashkuar me vonesë, për shkak të angazhimit në ndeshjet e javës së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll që u luajtën të martën dhe mërkurën.

Stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Shqipërisë, Kosova do ta zhvillojë të enjten (17:30) në stadiumin “Fadil Vokrri”, në të cilin të premten edhe do të zhvillohet ndeshja. Para stërvitjes të së mërkurës, lojtarët dhe stafi i përfaqësueses janë testuar për virusin korona, dhe rezultatet do t’i marrin të enjten në mëngjes. Frika te Kosova është se mund të dalë edhe dikush tjetër i infektuar me koronavirus. “Prej klubeve të Kosovës janë ftuar plot 12 lojtarë, që është ndoshta edhe numri më i madh ndonjëherë”, – ka thënë zyrtari i përfaqësueses së Nën-21-vjeçarëve të Kosovës.

“Por këtë na ka diktuar edhe situata me koronavirus, ka pohuar Sojeva. – Frika sigurisht se ekziston, përderisa jemi në kohë epidemie dhe prandaj kemi ftuar 25 lojtarë. Madje, të mërkurën na janë bashkuar edhe dy portierët Agron Kolaj dhe Laurit Beluli, pikërisht për të mos ardhur deri te një situatë që mund të na rrezikohej ndeshja. Ka qenë një sfidë e madhe për ne kjo kohë pandemie. Kemi pasur mungesa të mëdha që janë ndier.” Ai ka shtuar se shumica e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të ciklit aktual eliminator për kampionatin Evropian “Euro 2021” janë ftuar lojtarë të lindur në vitet 2000, 2001 dhe 2002.

Edhe vetë trajneri i Kosovës së kësaj grupmoshe, Rafet Prekazi, thotë se dy ndeshjet e fundit do të jenë testuese për disa lojtarë që të bëhen gati për ciklin e ardhshëm eliminator. “Nuk e di si do ta kemi situatën me koronavirus, – thotë ai. – Do ta shoh pasi t’i pranojmë rezultatet e fundit. Por secili që do ta ketë rastin të luajë, pres të japë maksimumin. Janë futbollistë të rinj, por dua ta shoh situatën si do ta kemi për ciklin e ardhshëm. Qëllimi është ripërtëritja e ekipit. Pres rezultate pozitive në dy ndeshjet.” Kosova është e katërta në Grupin 3.

Në 8 ndeshje, ajo ka fituar 9 pikë, ndërsa kryesuese e grupit është Anglia, me 22 pikë të mbledhura. Austria është në vendin e dytë me 15 pikë, kurse Shqipëria e treta me 11 pikë. Në vendin e të parafundit është Turqia me 7 pikë, kurse Andorra e fundit me pesë pikë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh