AlbanianSport.com 11/11/2020 16:20
ASNN – Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të mërkurën në mëngjes se, pas kryerjes së testit për COVID-19, trajneri i përfaqësueses, Bernard Shalondë dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitiv.
Ata tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit deri në testin e radhës, që është programuar për të enjten për ndeshjen kundër Sllovenisë. Kësisoj, ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë do ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti.